Lulzim Tafa, Rivali i Adamit, Botimet AAB, Prishtinë, 2024. Lulzim Tafa është poet. Kjo fjali do të mund të thuhej në fund, por unë guxoj ta them në fillim, ashtu siç ai guxon të shkruajë, ashtu siç shkruan. Përmbledhja e poezive “Rivali i Adamit” e konfir mon edhe një herë, pas krejt çmimeve e çmuar- jeve, poetin Lulzim Tafa. Rrahman Paçarizi “Mbrëmë m’u shfaq në andërr/ Hija ime. /Vend s’kishin lënë pa e kafshuar/ Ckurril/ gjaku prej syve./ Më shih, t’përgjakur/ Ti ke faj, më tha / Duke të ndjekur ty / Më kafshuan mua.” Kjo poezi nuk është në fillim të përmbledhjes. Programi filozofik personal i autorit Lulzim Tafa që përmblidhet në këtë poezi, më detyroi ta nxjerr në fillim, për ta nisur me këto vargje e për ta përmbyllur me një poezi tjetër të fuqi- shme, me një lirikë (Lirika për Lulin është gjith- çka, gjithçka.) Kush s’ka folur me hijen – hija është poetike vet- vetiu dhe duket nganjëherë e frikshme, por të qenët e frikshme tregon se ajo është besnike, të ndjek të vjen pas, pa çka se kafshohet e bëhet gjak veç pse është besnike. Morali i gjithë për- mbledhjes përqendrohet këtu, ndonëse në poezitë e tjera, sidomos në ciklin “N’zanafillë” shfytyrohen deri në përbuzje, deri në tallje ma- dje disa kode dominante të shoqërisë njerëzore. Për mua, filozofia poetike e Lulzim Tafës për mblidhet në këtë poezi programatike, e cila zë vend kah fundi i përmbledhjes, pasi ka guxuar ta shkruajë, ashtu siç e ka shkruar, ciklin “N’zana- fillë”, me çka e nis përmbledhjen e tij të fundit, duke e vendosur veten si personazhin e kontra- diktës, për t’ia mundur frikën atij/asaj që shkru- an për turmat. E Tafa nuk shkruan për turmat (se turmat i kafshojnë hijet), pasi jeton me poe- zinë – ndryshe do ta kishte tradhtuar atë. Në planin e motiveve, Lulzim Tafa i përbuz men- talitetet e turmave, ideologjitë totalitare: “E di që Zoti është/ I gjithëmëshirshëm/ Dhe fal/ Por, shumë po tutna me vdekë/ Se një herë në Andërr/ e kam dushë/ Hazreti Havën.” Ai, përveç kontrastit që e ndërton, duke luajtur me figurën e Evës/Havës e Adamit/Ademit, arsyeton gjithçka, pasi në këtë cikël thotë se ka jetuar në një kohë me me ta, ka bërë dashuri me ta (Ideja për leqe / erdhi nga Eva/ që të mos ziheshim / me Adamin…) dhe ka bartur pasojat e përzënies nga Edeni, bashkë me ta. Kjo tregon se Lulzim Tafa i konteston kultet, gati i tall, pasi ata janë njerëz, si ai, si ata. Molla është vetëm metafora e përzënies, është preteksti për përzënien nga Edeni, e thotë ai. Në thelb të gjithçkasë, pra, është mëkati, është kodi biblik i Kainit, edhe vetë fryt i mëkatit. E ne?! Kodet morale, sado që i ironizon ekstremisht, e përcjellin poezinë e Lulzim Tafës, pasi ai, në fakt, nuk i tall kodet morale, por perceptimin për to, fshehjen e turmave pas tyre. Ai e sulmon menta- litetin ballkanik që mbështetet në rrenën e kre- kosjen: “Çdo i dyti mediokër qe kam taku/ E ka lexu Orwellin/ Çdo i treti/ Edgar Allan Poe-n…? Në këtë rrenë e mediokritet natyrisht që “TRA- DHTARËT Pak dallojnë nga heronjtë/ Njëjtë/ N’tela t’sharkisë/ Shpallen…”. Ata e festojnë edhe pavarësinë në mënyrën e tyre: “Sot është dita/ Kur edhe hajnat/ Dalin nëpër vorre.” Ai e ironizon sloganin “Bac u kry!” me një slogan tje- tër “Bac s’po kryhen”: “Shokët e tu janë shumë/ Shtatëdhjeteshtatëmijë/ Po shkojnë tu’ u shu- mu/” Më shumë se ideja, në këtë poezi ka fuqi gjuha “s’po kryhen”, thotë. S’po kryhen do me thënë, por e teprojnë, e kanë tepru. Semantikisht kundërvihen fort këto slogane “Bac u kry / Bac, s’po kryhen”. Dhe, si për ironi, aty ku flitet për heronj e për shtatëdhjeteshtatëmijë trima, vjen poezia “Sllavisha me Yugo të kuqe”. Sllavisha është sinonimi i paramilitarit serb. Pasi i jep fund ironisë, Lulzim Tafa, këtu u kthehet kodeve. Kjo poezi, për mua është shëmbëllimi i vetë Lulzim Tafës si njeri e si poet. Ashtu siç Kafka e ndërton një proces gjyqësor në një roman, Lulzim Tafa “rapor- ton” për një proces gjyqësor, ku dëshmon për Sllav- ishën pa mbiemër, por me Yugo të kuqe. Me një gra- dacion të goditur, poeti dëshmon: “Zotëri Gjykatës/ Ma dogjën shtëpinë/ (Pardon, para se të ma digjnin zemrën/ ma dogjën shtëpinë)/ Shtëpia kishte një bibliotekë/ E biblioteka plot libra”. Ai, megjithatë, mbështetur pikërisht në kode morale arrin të falë: “Zotëri Gjykatës/ Unë po i fali/ Fali edhe ti/ Se edhe këta e kanë një Zot/ E ndoshta i vret”. Në fakt, ky është besimi. Ai i beson një diçkaje më të madhe se mediokriteti njerëzor, i beson edhe fuqisë së fjalës, e poezisë. E dëshmon këtë edhe në poezinë/letrën drejtuar poetit ukrainas Dmytri Chystiak: “Fol me poetë rusë se ata/ E ndalin atë luftë./ Poezia është më e fuqishme se ushtria se lufta./ Vera Polozkova e din se/ Pushkini ishte më i fortë se Putini./ Lulzim Tafa ironizon edhe me kozmopolitët, në vazhdën e sfidimit të ideologjikëve: “Unë jam kozmopolit/ Edhe në shtrat si në jetë/ Dallime nuk bëj./ Më kujtohet një rast/ Para lufte/ Me Tatjanën kam bërë seks/ Si me një Shqipe”. Shih oksimoronin: “Me Tatjanën kam bërë seks, si me një Shqipe”. Ai është koz- mopolit sepse ka bërë seks me Tatjanën. Me Tatjanën sllave ka bërë seks si me një Shqipe. Në ciklin e fundit poeti u këndon lisave, duke ua bërë me dije se ç’i pret – sopata, pra. “Qava për ju sonte/ deri sa ju pashë/ tek flinit në këmbë./ E di/ se jeni duke e parë në ëndërr/ Sopatën zjarrin/ Grumbulluq/ Te rrënjët/ Një gjarpër.” Ç’m’i kujton vargjet e Azem Shkrelit teksa qante për Arbërinë. Në planin e ideve, përmbledhja “Rivali i Adamit” e poetit Lulzim Tafa është programi i tij filozofik e politik. Në planin e poezisë, është konfirmim i Lulzim Tafës poet – këtë e bën përmes gjuhës, fig- urave që më shumë se në vargje shfaqen në
RTK: Doli nga shtypi libri poetik “Rivali i Adamit” i autorit Lulzim Tafa
“Rivali i Adamit” është libri më i ri i poetit Lulzim Tafa. Lajmin e ka bërë të ditur vetë poeti Lulzim Tafa, i cili në faqen e tij në Facebook ka shkruar se për atë si autor është gëzim. Recensenti i librit, shkrimtari dhe studiuesi Rrahman Paçarizi, ka shkruar se përmbledhja e poezive “Rivali i Adamit” e konfirmon edhe një herë, pas krejt çmimeve e çmuarjeve, poetin Lulzim Tafa. “Përfundimisht me këtë përmbledhje, Lulzim Tafa dëshmon siguri në të shkruarit e poezisë, guxim për trajtimin e temave në mënyra ndonjëherë tronditëse, duke shpërfillur masat dhe besimet, dhe rikonfirmon një stil krejt të veçantë të të shkruarit të poezisë, pa u kornizuar brenda teorish letrare dhe pa u ndikuar nga modele të të shkruarit”, ka shkruar Paçarizi. Libri do të mund të gjendet në shitje këtë javë në libraritë kryesore të Prishtinës. https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=671127
Poeti Lulzim Tafa nderohet në Ditën Ndërkombëtare të Frymëzimit në Tel Aviv të Izraelit
Në Ditën Ndërkombëtare të Frymëzimit të mbajtur në Tel Aviv të Izraelit, poeti kosovar me famë botërore, Lulzim Tafa, u nderua për kontributin e tij të rëndësishëm për paqen dhe humanizmin përmes veprës së tij letrare. Kjo ngjarje, e cila mblodhi së bashku figura të shquara nga komuniteti botëror i artit dhe kulturës, vlerësoi ndikimin e thellë të Tafës në botën e poezisë dhe përkushtimin e tij për kauzat humanitare. Njëri nga organizatorët e Ditës Ndërkombëtare të Frymëzimit në Tel Aviv, në fjalën e tij e çmoi punën e poetit Lulzim Tafa, duke vënë në dukje lidhjet e thella që ai ka krijuar me poetët izraelitë. “I nderuar profesor Lulzim Tafa, sot po zhvillojmë një aktivitet të rëndësishëm të poezisë nën titullin Dita Ndërkombëtare e Frymëzimit dhe kemi nderin të përfshijmë poezinë tuaj në të, pas lidhjeve që janë krijuar mes jush dhe poetëve izraelitë që vlerësojnë shumë poezinë e juaj dhe aktivitetet tuaja humanitare”, tha në fjalën e tij njëri ndër organizatorët e kësaj ngjarjeje. Ai përmendi rolin e dyfishtë të Tafës si një poet i dalluar dhe një humanist të përkushtuar. Në fjalën e tij, para të pranishmëve në këtë ngjarje, ai lexoi edhe një nga poezitë e Lulzim Tafës, “I fuqishmi”, të përkthyer në hebraisht. Lidhur me këtë ngjarje, poeti Lulzim Tafa, shprehu mirënjohjen dhe krenarinë për nderin që iu bë nga komuniteti i artit dhe kulturës në Tel Aviv. Ai, përmes një postimi në facebook, tha se u ndje i nderuar që në sallën e mbushur përplot me figura eminente botërore të artit dhe kulturës, emri i tij dhe i Kosovës u lartësua në këtë nivel. “Një nderim i madh qenka bërë për mua dhe poezinë time, në ditën ndërkombëtare të inspirimit, në Tel Aviv. U ndjeva i nderuar që në sallën e mbushur përplot me figura eminente botërore të artit dhe kulturës, emri im dhe i Kosovës u lartësua në këtë nivel”, shkroi poeti Tafa. Lulzim Tafa është njëri ndër poetët e spikatur jo vetëm në Kosovë por edhe në skenën ndërkombëtare. Ai është ka shërbyer për vite si profesor në fushën e drejtësise dhe si rektor në Kolegjin AAB, një nga institucionet më të mëdha arsimore jo publike në rajon. Arritjet letrare të Tafës janë të njohura në mbarë botën. Në fund të vitit 2023, Lulzim Tafa është nderuar me titullin “Oficer i Urdhrit Kombëtar të Letrave dhe Arteve” nga shteti francez, çmimi më i lartë në fushën e artit dhe letërsisë, i dhënë nga Franca. Këtë titull prestigjioz ia ka dhënë ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guérot, në emër të presidentit Emmanuel Macron. Poezia e Tafës, e njohur për temat e saj të thella dhe rrezonimin emocional, është përkthyer në shumë gjuhë, duke përfshirë frëngjishten, anglishten, gjermanishten, hebraishten, italishten, serbishten, kroatishten, malazezishten, boshnjakishten, rumanishten, arabishten, greqishten, turqishten dhe suedishten.
ATVLive: “Nata e poezisë” në Kolegjin AAB
Poeti Lulzim Tafa po i reciton nënës së tij të ndjerë. Vargjet e tij i emocionuan të pranishmit, në Natën e Poezisë, që u mbajt në hapësirat e Kolegjit AAB, në kuadër të Prishtina InternaTional Theater Festival. Të shtunën mbrëma, Tafa interpretoi edhe poezi të tjera autoriale, si “Bisedë me hije”, “Andërr”, “”Të dielave mos më thirrë më”. Disa prej poezive të tij si Poezitë e Lilit”, “Duke tymosur në liri”, “Sa lehtë ish me mbajtë nanën mbi supe” i interpretoi edhe Halil Matoshi. Poetët u shprehën shumë falënderues dhe mirënjohës me pritjen e publikut. Nata u shoqërua me muzikë, emocione dhe një energji mbresëlënëse https://atvlive.tv/nata-e-poezise-ne-kolegjin-aab
Mira Murati dhe Lulzim Tafa zgjidhen anëtarë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë
Asambleja e Përgjithshme e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë i ka zgjedhur sot anëtarë të jashtëm të kësaj akademie Mira Muratin, Kryeshefe në OpenAI dhe Lulzim Tafën, poet i mirënjohur nga Kosova. Mira Murati, është një nga shqiptaret më me ndikim në fushën e teknologjisë, e cila u bë e njohur për publikun botëror për rolin e saj në inteligjencën artificiale (AI) dhe sukseset e arritura në fushën e teknologjisë, si kryeshefe në OpenAI. Ndërsa, poeti Lulzim Tafa, është i njohur për artin e tij, si njëri ndër poetët shqiptarë më të përkthyer në botë, njëherësh laureat i shumë çmimeve ndërkombëtare. Ai ka fituar dhjetëra çmime prestigjioze ndërkombëtare për letërsi, ndërsa mban shumë tituj nderi në akademi e universitete botërore. Së fundmi, Lulzim Tafa, u dekorua edhe nga presidenti francez, Emanuel Macron, me dekoratën “Oficer i Urdhërit Kombëtar të Letrave dhe Arteve”, që është dekorata më e lartë të cilën shteti francez e ndan në fushën artit dhe letërsisë.Krahas, Mira Muratit e Lulzim Tafës, në Asamblenë e Përgjithshme të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, si anëtarë të saj u zgjodhën edhe Lea Ypi, Gëzim Alpio dhe Angjelin Perljucaj.
Poeti Lulzim Tafa po merr pjesë në takimin e 56-të ndërkombëtar të shkrimtarëve në Bled të Sllovenisë
Poeti i njohur kosovar, Lulzim Tafa, është duke marrë pjesë në takimin e 56-të ndërkombëtar të shkrimtarëve në Bled të Sllovenisë, i organizuar nga PEN Qendra e Sllovenisë dhe Komiteti i Shkrimtarëve për Paqe. Përmes një postimi në profilin e tij në facebook, ai ka njoftuar do ta përfaqësojë PEN Qendrën e Kosovës, ku edhe do të mbajë një fjalim në Asamblenë Gjenerale të Komitetit të Shkrimtarëve për Paqe. “Sot erdha në Bled të Sllovenisë për të marr pjesë në takimin e 56-të ndërkombëtar të shkrimtarëve, i organizuar nga PEN Qendra e Sllovenisë dhe Komiteti i Shkrimtarëve për Paqe. Në këtë takim që do të zgjasë tre ditë, ku do të marrin pjesë shkrimtarë nga shumë vende të botës, unë do ta përfaqësoj PEN Qendrën e Kosovës dhe do të mbaj një fjalim në Asamblenë Gjenerale të Komitetit të Shkrimtarëve për Paqe. Në këtë takim do të flasë edhe Kryetarja e Parlamentit të Sllovenisë, Zonja Urška Klakočar Zupančič”, ka shkruar Tafa. Takimi i 56-të ndërkombëtar të shkrimtarëve në Bled të Sllovenisë do të zhvillojë punimet për tri ditë, nga 16 deri më 18 prill.
French Government Honors Kosovo’s Lulzim Tafa, Advocate for Kosovo-Israel Relations
The French Minister of Culture, Rima Abdul Malak, has officially approved the decree conferring the esteemed title of “Officer of Arts and Letters” upon the celebrated poet from Kosovo, Tafa. This distinction, the highest accolade in the realm of arts and literature bestowed by the French government, marks a historic moment as the most prestigious recognition ever granted by France to an artist or writer from Kosovo. The award underscores France’s tradition of honoring outstanding figures, both French and international, for their noteworthy contributions to the arts and literature. Ambassador of France to Kosovo Olivier Guérot presented the decoration to Tafa on behalf of French President Emmanuel Macron. Tafa, a globally acclaimed poet from Kosovo, has achieved widespread recognition with his works translated into approximately thirty languages. Renowned by literary critics worldwide, he is hailed as a leading postmodernist poet in Europe. His literary footprint extends to France, where readers are familiar with his impactful body of work. In February 2023, to commemorate the 15th independence anniversary of the Republic of Kosovo, Tafa organized a major event in Jerusalem, together with Kosovo’s diplomatic staff. On this occasion Kosovo’s chief of mission in Jerusalem, Ines Demiri underscored the contributions of Tafa towards strengthening the bilateral cooperation between Kosovo and Israel. The diplomatic relations between the two countries were established in February 2021; a major cornerstone in Kosovo’s foreign policy and Tafa has been instrumental in building a stronger alliance with the State of Israel. In Tafa’s verses, European audiences have been enthralled with his multifaceted metaphors and robust devotion towards condemning all kinds of bigotry, antisemitism and has strongly defended the State of Israel on many international platforms, institutions, and multilateral platforms. Beyond his literary prowess, Tafa has recently gained prominence for his commitment to promoting peace through literary art. His notable poem, “Speak with Russian Poets,” garnered attention even before the outbreak of the Russian Invasion of Ukraine (February 24, 2022). Tafa’s efforts to communicate with Russian artists and writers through heartfelt letters, urging them to influence Moscow’s leadership and policies to avert conflict, have not gone unnoticed. In recognition of his anti-war initiatives conveyed through poetry and prose, Tafa has been honored by various cultural and educational institutions in Ukraine and other countries of Europe. Furthermore, the Patriarch of Ukraine, Patriarch Filaret, bestowed upon him the esteemed “Order of Saint Yuri the Victorious” as a testament of his dedication to global peace.
French Government Honors Lulzim Tafa With Prestigious Order Of ‘Officer Of Arts And Letters’
The French Minister of Culture, Rima Abdul Malak, has officially approved the decree conferring the esteemed title of “Officer of Arts and Letters” upon the celebrated poet from Kosovo, Lulzim Tafa. This distinction, the highest accolade in the realm of arts and literature bestowed by the French government, marks a historic moment as the most prestigious recognition ever granted by France to an artist or writer from Kosovo. The award underscores France’s tradition of honoring outstanding figures, both French and international, for their noteworthy contributions to the arts and literature. Ambassador of France to Kosovo Mr. Olivier Guérot presented the decoration to Poet Tafa on behalf of the French President, Emmanuel Macron. Lulzim Tafa, a globally acclaimed poet from Kosovo, has achieved widespread recognition with his works translated into approximately thirty languages. Renowned by literary critics worldwide, he is hailed as a leading postmodernist poet in Europe. His literary footprint extends to France, where readers are familiar with his impactful body of work. Beyond his literary prowess, Lulzim Tafa has recently gained prominence for his commitment to promoting peace through art. His notable poem, “Speak with Russian Poets,” garnered attention even before the outbreak of the Ukraine war. Tafa’s efforts to communicate with Russian artists and writers through heartfelt letters, urging them to influence policies to avert conflict, have not gone unnoticed. In recognition of his anti-war initiatives conveyed through poetry, Lulzim Tafa has been honored by various cultural and educational institutions in Ukraine. Additionally, the Patriarch of Ukraine, Patriarch Filaret, bestowed upon him the esteemed “Order of Saint Yuri the Victorious” as a testament to his dedication to peace.
Poeti Lulzim Tafa nderohet me titullin “Doctor of Literature” nga Kongresi Botëror i Poetëve
Poeti i njohur kosovar, Lulzim Tafa ishte i ftuar si mysafir nderi në Kongresin Botëror të Poetëve. Përmes poetit Lulzim Tafa, letërsia shqipe u bë pjesë e këtij Kongresi, i 42-ti me radhë, ku sivjet për herë të parë u mbajt në një anije gjigante ku morën pjesë poetë nga mbarë bota. Kongresi nisi në Romë-Itali dhe lëvizi bashkë me vargjet e poetëve nëpër ujërat e Mesdheut, në Maltë, në Greqi për tu kthyer përsëri në Itali. Në ditën e fundit të këtij Kongresi, një nderim i madh ju bë poetit Lulzim Tafa, ku në mesin e qindra poetëve nga e mbarë bota, poeti kosovar ishte njëri nga 8 poetët që Kongresi i nderoi me titullin më të lartë “Doctor of Literature”. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Tafa, teksa është shprehur i nderuar për këtë vlerësim që i është bërë. “Të nderuar miq!Një nderim i madh mu bë në ditën e fundit të Kongresit Botëror të Poetëve.Në mesin e qindra poetëve nga e mbarë bota, isha njëri prej 8 poetëve që Kongresi i Nderoi me titullin më të lartë “Doctor of Literature””, shkruan Tafa.
Poeti Lulzim Tafa mysafir nderi në Kongresin Botëror të Poetëve, mbahet në një anije gjigante
Poeti i njohur kosovar, Lulzim Tafa do të jetë i ftuar si mysafir nderi në Kongresin Botëror të Poetëve, shkruan KultPlus.Ky kongres, i 42-ti me radhë, sivjet për herë të parë mbahet në një anije gjigante dhe do të marrin pjesë poetë nga mbarë bota. Kongresi do nisë në Romë-Itali dhe do të lëvizë bashkë me vargjet e poetëve nëpër ujërat e Mesdheut, në Maltë, në Greqi dhe përsëri do të kthehet në Itali. “Poezia mbi ujë”, shprehet poeti Lulzim Tafa teksa tregon që është i lumtur që do të jetë pjesë e kësaj eksperience e njëkohësisht për faktin që në këtë kongres do të jetë prezente edhe letërsia shqipe. “Jam i lumtur që do t’i takoj shumë nga miqtë e mi poetë nga të gjitha anët e globit, po ashtu jam i lumtur që në këtë kongres do të jetë prezente edhe letërsia jonë”, shprehet Tafa. Kongresi Botëror i Poetëve do të mbahet më datë 22 deri më 29 shtator.