“Rivali i Adamit” është libri më i ri i poetit Lulzim Tafa. Lajmin e ka bërë të ditur vetë poeti Lulzim Tafa, i cili në faqen e tij në Facebook ka shkruar se për atë si autor është gëzim.
Recensenti i librit, shkrimtari dhe studiuesi Rrahman Paçarizi, ka shkruar se përmbledhja e poezive “Rivali i Adamit” e konfirmon edhe një herë, pas krejt çmimeve e çmuarjeve, poetin Lulzim Tafa.
“Përfundimisht me këtë përmbledhje, Lulzim Tafa dëshmon siguri në të shkruarit e poezisë, guxim për trajtimin e temave në mënyra ndonjëherë tronditëse, duke shpërfillur masat dhe besimet, dhe rikonfirmon një stil krejt të veçantë të të shkruarit të poezisë, pa u kornizuar brenda teorish letrare dhe pa u ndikuar nga modele të të shkruarit”, ka shkruar Paçarizi.
Libri do të mund të gjendet në shitje këtë javë në libraritë kryesore të Prishtinës.