U promovua në mjediset e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit përmbledhja poetike “Antologji personale” e autorit nga Kosova, Lulëzim Tafa. Një përmbledhje poetike interesante ku gëshetohen poezitë me natyrë patriotike me ato metafizike. Të pranishëm në panel ishin: Prof.Dr. Sali Bashota, Prof.Dr.Shaban Sinani, poetesha Mimoza Ahmeti, të cilët shprehën gjykimet e tyre mbi përmbledhjen poetike. Pjesë e këtij takimi ishin edhe emra të tjerë të rëndësishëm të kulturës shqiptare, si: Ak. Vaso Tole, Ak. Anastas Angjeli, Aleksandër Çipa, ambasadori i Republikës së Kosovës në Shqipëri, z. Skënder Durmishi etj.