Më 11 dhe 12 shkurt 2025, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Konsullata e Përgjithshme në Strugë organizoi aktivitete letrare me mbrëmje poetike dhe tryezë letrare, me pjesëmarrje të shkrimtarëve dhe studiesve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Ulqini. Në manifestim mori pjesë edhe Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë z. Petrit Musaj.
Në hapje të manifestimit, Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut z. Agim Krasniqi në cilësinë e nikoqirit dhe organizatorit të këtij manifestimi, mbajti një fjalë rasti. Z. Krasniqi, pasi përshëndeti poetët dhe shkrimtarët e ftuar, falenderoi autoritetet lokale dhe pjesëmarrësit e shumtë prezentë në mbëmjen poetike duke uruar për 17 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Ai, në vazhdim, foli shkurtimisht për historikun e pavarësimit të Kosovës dhe për aktualitetin politik në Kosovë.
Në mbrëmjen poetike, nën përkujdesjen dhe moderimin brilant të regjisores Olsa Poshka, në mesin e shumë struganëve dashamirësve të poezisë, i lexuan poezitë e tyre të zgjedhura për Kosovën: Agim Vinca, Sadik Bejko, Ibrahim Berisha, Entela Kasi, Puntorie Muça Ziba, Binak Kelmendi, Sali Bashota, Saljdin Salihu, Lulzim Tafa, Lulzim Haziri dhe Hajredin Kovaçi.
Në ditën e dytë nën drejtimin e z.Sali Bashota dhe znj. Entela Kasi u mbajt tryeza letrare: Shkrimtarët për Kosovën. Kumtesat shkencore i paraqitën shkrimtarët dhe studiuesit e letërsisë me temat e tyre: Ibrahim Berisha (Shkrimtari i Kosovës: identiteti dhe pavarësia), Sadik Bejko (Takimet e mia me Rugovën në vitet e nëntëdhjeta), Agim Vinca (Shkrimtarët për lirinë e Kosovës), Entela Kasi (Kadare dhe Kosova), Ismet Kallaba (Kosova në publicistikën e Basri Çapriqit), Salajdin Salihu (Shkrimtarët për Kosovën: dy qasje të kundërta), Binak Kelmendi (Pavarësia e Kosovës në shtypin francez), Qazim Muja (Jevrem Bërkoviqi dhe shkrimtarët e Kosovës) dhe Sali Bashota (Poetët për Kosovën).
Ministry of Foreign Affairs and Diaspora – Republic of Kosovo