Poeti i njohur, Lulzim Tafa edhe zyrtarisht është bërë anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Me këtë rast, Tafa ka falënderuar Akademinë e Shkencave të Shqipërisë për vlerësimin dhe organizimin e ceremonisë zyrtare ku i është ndarë ky titull.
“Të dashur miq, sot, në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, u zhvillua ceremonia zyrtare për pranimin tim si anëtar i jashtëm i Akademisë. E falënderoj Akademinë për këtë vlerësim të lartë si dhe për organizimin e kësaj ceremonie”, ka shkruar Tafa në “Facebook”.
Lulzim Tafa edhe zyrtarisht bëhet anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë