Në mbrëmjen e dytë të Panairit të Librit në Ferizaj, në Restorant “Syri” u përurua libri “Rivali i Adamit” i poetit Lulzim Tafa. Vlerësime për librin dhanë poeti ferizajas Mustafë Xhemaili dhe profesori universitar Rrahman Paqarizi, ndërsa poezi nga libri lexuan Xheladin Rexhepi dhe Drita Miftari.