Ambasada e Shqipërisë e ka nderuar sot poetin kosovar, Lulzim Tafa, me mirënjohje të veçantë.
Sipas ambasadorit Petrit Malaj, kjo mirënjohje vjen si nderim për kontributin e tij në Letërsinë dhe Kulturën Shqipe me veprat e tij.
Tutje, sipas Malajt, Tafa ka dhënë kontribut në forcimin e lidhjeve mes Kosovës dhe Shqipërisë, edhe përmes pozitës së tij si anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Pas këtij nderimi, akademiku, Tafa u shpreh tejet mirënjohës dhe e çmoi lartë këtë vlerësim
Veprat e tij deri më tani janë përkthyer në më shumë se 30 gjuhë të botës.