Ky aktivitet mblodhi bashkë krijues, artdashës dhe dashamirë të fjalës së shkruar, duke i dhënë jetë këtij vendi të bukur të Malësisë. https://www.facebook.com/KomunaTuzOpstinaTuzi
Poeti Lulzim Tafa pjesë e ekspozitës ndërkombëtare poetike “Shi Xu” në Shangai të Kinës
Poezitë e poetit të mirënjohur kosovar Lulzim Tafa janë përzgjedhur krahas poezive të 100 poetëve botërorë që po marrin pjesë në ekspozitën ndërkombëtare poetike me titull “Shi Xu” (Fije Poetike), e cila po mbahet në qytetin e kulturës, Shangai të Kinës. Ekspozita, e që nisi më 13 gusht, do të qëndrojë e hapur deri më 17 shtator 2025 në Bibliotekën e Qytetit të Shangait, një qytet me mbi 24 milionë banorë, i njohur për pasurinë dhe shumëllojshmërinë kulturore. Vargjet e poetit Lulzim Tafa u prezantuan në Shangai krahas figurave më të njohura botërore të letërsisë si Paul Celan, Dylan Thomas, e Rabindranath Tagore, si dhe poetë të tjerë klasik e modernë nga Kina dhe e gjithë bota. Si pjesë e Panairit të Librit të Shangait 2025, ekspozita “Shi Xu” është një ndër ngjarjet më të rëndësishme poetike në Shangai dhe ka për qëllim të eksplorojë fuqinë shëruese të poezisë për shpirtin, duke ndërthurur poezi me instalacione artistike dhe interaktive. Kjo iniciativë kulturore fokusohet në mbështetjen e shëndetit mendor, duke u ofruar vizitorëve një eksperiencë e cila kërkon përfshirje të thelluar në poezi dhe ndërtim të forcës së brendshme. Biblioteka e Qytetit të Shangait, e njohur edhe si “Kështjella e Vogël e Shangait” me arkitekturën e saj të jashtëzakonshme dhe historinë e pasur, po mirëpret ekspozitën në një ambient që nxit dhe promovon trashëgiminë kulturore dhe inovacionin artistik. Ekspozita përmban edhe elemente të veçanta interaktive, siç janë kabinat klasike të telefonit ku vizitorët mund të lexojnë poezi të ndryshme nga poetë nga anembanë bota, duke krijuar kështu një ndjesi të paharruar për lexuesit e poezisë. Kjo ngjarje ka një rëndësi të veçantë për letërsinë shqipe, pasi promovon vlerat shpirtërore dhe kulturore të poezisë sonë në një qytet me rëndësi të madhe kulturore, siç është Shangai. Lulzim Tafa është njeri prej poeteve më të njohur dhe më të përkthyer të letërsisë shqipe në botë./KultPlus.com
Qendra Kombëtare e Librit dhe e Leximit: U promovua në mjediset e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit përmbledhja poetike “Antologji personale” e autorit nga Kosova, Lulëzim Tafa.
U promovua në mjediset e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit përmbledhja poetike “Antologji personale” e autorit nga Kosova, Lulëzim Tafa. Një përmbledhje poetike interesante ku gëshetohen poezitë me natyrë patriotike me ato metafizike. Të pranishëm në panel ishin: Prof.Dr. Sali Bashota, Prof.Dr.Shaban Sinani, poetesha Mimoza Ahmeti, të cilët shprehën gjykimet e tyre mbi përmbledhjen poetike. Pjesë e këtij takimi ishin edhe emra të tjerë të rëndësishëm të kulturës shqiptare, si: Ak. Vaso Tole, Ak. Anastas Angjeli, Aleksandër Çipa, ambasadori i Republikës së Kosovës në Shqipëri, z. Skënder Durmishi etj. https://www.facebook.com/reel/1284075233316557
Inaugurohet Teatri i Poezisë në Prishtinë
Dje, më 18 qershor 2025, në orën 19:30, në “Shtëpinë e Poezisë” në rrugën “Ferat Dragaj”, Bregu i Diellit, Prishtinë, është bërë inaugurimi i “Teatrit të Poezisë”, teatri i parë në Ballkan i dedikuar ekskluzivisht performancës së poezisë si formë teatrore. Kjo ngjarje ka shënuar një moment historik për jetën kulturore dhe letrare në Kosovë dhe rajon. Themelimi i këtij teatri përbën një risi të padiskutueshme në kontekstin kulturor të Evropës Juglindore. Ndërsa në vende si Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ekzistojnë nisma të njohura si Cambridge Poets’ Theatre apo “Poetry Tent” në Glastonbury Festival, në Ballkan deri më tani nuk ka pasur një institucion të përhershëm të këtij karakteri. Ky teatër është themeluar nga poeti i njohur kosovar Lulzim Tafa, një prej emrave më të rëndësishëm të letërsisë bashkëkohore shqipe dhe njeri nder poetet me te njohur dhe me te përkthyer te letërsisë shqipe ne bote, si dhe fitues i shumë çmime prestigjioze ndërkombëtare. Në ceremoninë e inaugurimit të Teatrit të Poezisë, krahas figurave të njohura të letërsisë, artit dhe kulturës nga Kosova, Shqipëria dhe vende të tjera të rajonit, mori pjesë edhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili tha se ky teatër që po promovohet sot do t’i shtojë Kryeqytetit rëndësinë kulturore, duke e bërë një atraksion dhe mundësi të jashtëzakonshme në nxitjen e diplomacisë kulturore për qytetin e Prishtinës, ngase në këtë skenë, me vargjet e tyre, do të vijnë poetë eminentë nga mbarë bota. Të pranishmit përjetuan një mbrëmje të pasur me interpretim poetik dhe prezantim të këtij koncepti të ri artistik, i cili për herë të parë i jep poezisë një skenë të përhershme dhe të dedikuar. Teatri i Poezisë tashmë është pozicionuar si një pikë e re kulturore e Prishtinës dhe Kosovës, duke u shtuar atraksioneve që e bëjnë kryeqytetin një destinacion gjithnjë e më tërheqës për artdashësit vendorë dhe të huaj. I krijuar për të promovuar poezinë në formën e saj më të mirë dhe më të ndjeshme, ky teatër përfaqëson një ndërthurje bashkëkohore mes fjalës së shkruar dhe artit të performimit, duke hapur një epokë të re për interpretimin poetik në hapësirën shqiptare dhe ballkanike./ KultPlus.com
KultPlus: Kodi poetik i Lulzim Tafës
Sali Bashota Sfida e përzgjedhjes autoriale Përzgjedhja e poezive nga vetë poeti duke u përcaktuar për krijimet më të dashura, pa dyshim, është një sfidë e bukur, edhe pse në këtë rast është vështirë për secilin poet ta dallojë njërën poezi, por është edhe më vështirë ta mënjanojë tjetrën, madje edhe kur nuk e ndjek as rendin kronologjik të botimit të veprave të veta. Kriteri subjektiv mbase është edhe një vendim enigmatik për secilin poet. Po kështu, ndodh përafërsisht edhe kur i referohet vetëm një dimensioni të caktuar, qoftë tematik, motivor, estetik, figurativ, stilistik etj., sepse ridëshmohet sfida tjetër e radhës përbrenda aktit komunikues me lexuesin. Mbi tridhjetë vjetët e krijimtarisë poetike të Lulzim Tafës që janë paraqitur në tetë libra me poezi: “Gjaku nuk bëhet ujë” (1993), “Metaforë e pikëlluar” (1995), “Planeti Babiloni” (1997), “Vdekja çon fjalë” (1998), “I kam edhe dy fjalë” (2012), “Shtini n’dhe këto fjalë” (2015), “Flirt” (2019) dhe “Rivali i Adamit” (2024), dëshmojnë për individualitetin e një poeti që udhëtimin e tij krijues e bën vetëm me zjarrin e poezisë në shpirt. Prirja e tij kryesore, pra poezia, e ka krijuar ndjesinë shpirtërore për ta fuqizuar teknikën e tij shkrimore, duke depërtuar në shtresat semantike të tekstit poetik, si me idetë, motivet, temat, por edhe me përbërës të tjerë. Që nga fillimet e tij krijuese, Lulzim Tafa, bën një lojë të shkathët poetike me fjalë të zgjedhura dhe me figura të bukura, madje bën një lojë magjike me gjuhën e tij poetike, në radhë të parë, për ta kapur esencën e ndjenjave kryetipore përbrenda ritmit të ideve dhe mendimeve në një udhëtim të sigurt, të zjarrtë e pasionant. Prandaj loja e tij e shkathët poetike shqiptohet aty ku fillon të ndërtohet sistemi filozofik i krijimit, i poezisë, pra thelbi i saj, në mënyrë të veçantë, ritmi i asociacionit, siç do të thoshte Northrop Fraj. Natyrisht është një fat i mrekullueshëm për secilin poet kur gjuha, ligjërimi, figura e afirmojnë dhe e zhvillojnë rrugën e tij poetike përbrenda horizontit të receptimit. Kësaj radhe, Antologjia Personale e Lulzim Tafës bëhet kryetemë e dashurisë së tij për poezinë përbrenda ndjeshmërisë së tij shpirtërore duke i sistemuar idetë, konceptet dhe mendimet e tij krijuese. Efekti estetik i lirisë poetike Lulzim Tafa shkruan vargje që të mallëngjejnë dhe të rrëmbejnë njëkohësisht, siç janë për shembull poezitë “Paralajmërim për ata që do t’iu vdes Nana”, “Sa shpejt më harroi Nana”, “Andrra”, “Letër Bujar Tafës” etj. Ritmi i poezisë së tij arrin kulminacionin e ironisë lirike, pikërisht me përshkrimin figurativ të mungesës e zbraztësisë dhe me fuqizimin magjepsës të fenomeneve të realitetit jetësor si përjetim estetik në shumicën e fushave semantike. Kështu ndodh me tipin e poezive, kur në epiqendër qëndrojnë ëndrrat, derisa poeti përgatit ekspozitën e tij shpirtërore me ndjenja, mendime, figura, ide, stil, gjuhë dhe me përplot metafora të bukura. Kështu ndodh në imagjinatën e tij, kur e trajton fatin e njeriut nëpër kohë dhe hapësira të ndryshme, kur e koleksionon dashurinë dhe lumturinë apo edhe vuajtjen e dhimbjen, për t’i shpjeguar figurativisht fshehtësitë e kësaj bote. Kështu ndodh, kur shkruan me admirim vargje përkushtuese për poetët. Po kështu ndodh, kur e trajton motivin e luftës apo kur merret me zbërthimin e miteve dhe legjendave ose kur e rikrijon imazhin për zanafillën e qenies njerëzore, për Adamin, Evën etj. Lulzim Tafa e përcakton qartë idenë e krijimit poetik duke qenë ngulmues i shkathët për t’i zbuluar të panjohurat dhe të pathënat për qenien njerëzore në një kontekst të ri stilistik e figurativ, pastaj për t’i emërtuar gjërat dhe fenomenet sipas kodit të tij poetik. Këtu mund të bëhet fjalë për përzgjedhjen dhe për përfshirjen e imazheve simbolike e metaforike përbrenda ligjërimit, ritmit dhe figurës, për t’i zgjuar ndjenjat e heshtura dhe të panjohura të njeriut në kohë lufte, në kohë pandemie, në kohë paqeje, në kohë lirie, kur dihet se secila kohë përjetohet në rrethana të caktuara dhe e ruan kujtesën e vet. Poezia e Lulzim Tafës i ka shenjat e veta që dëshmojnë rrugëtimin e tij krijues përbrenda një shtegtimi të pafund, ku fillon thurja e aktit krijues të shkrimit, duke iu dhënë përparësi ideve dhe koncepteve kryesore përmes tablove, çasteve, situatave, pastaj fuqizohet mesazhi i poezisë përmes shenjave poetike, ku pikat e matjes së dashurisë, dhimbjes, ëndrrave, nostalogjisë, fatit, vetmisë etj., i formësojnë rrathët e vet koncentrikë dhe secila bëhet më tërheqëse, më domethënëse, më kuptimplote. Përmes poezisë së tij, Lulzim Tafa, pothuajse, e zvogëlon trishtimin dhe melankolinë, ndërsa e zmadhon jetën dhe dashurinë. Për më tepër litota dhe hiperbola janë dy nga figurat stilistike që e ndërtojnë formën e ëndrrave të poetit, pastaj vijnë enumeracioni, simboli, metafora, antiteza, alegoria, paradoksi, krahasimi, paralelizmi etj. Poezia e Tafës nuk zbaton rregulla, por zbaton ndjeshmëri, madje edhe temperament të veçantë gjuhësor duke shtresuar sa më shumë imazhe në triumfin e plotë të çasteve dhe detajeve parodizuese. Për poetin mjafton dimensioni emocional, i harmonizuar me dimensionin poetik, psikologjik dhe filozofik. Edhe kur ëndrra e paralajmëron zhgjëndrrën, edhe kur rrënjët e dashurisë i lidhin fijet e lumturisë përbrenda realitetit ekzistues, ndërsa secili nga episodet e jetës strukturohet deri te pavdekësia e shpirtit. Prandaj ndjeshmëria e tyre e përcakton dimensionin e një rituali krijues përmes së cilit renditen fenomenet jetësore dhe fenomenet letrare. Aty ka virtyte e vese. Ay ka situata të paharrueshme. Aty frymon çdo detaj. Aty ka lumturi. Aty fiton gjithmonë e bukura. Aty ka përplot dashuri. Kështu përmes mesazhit poetik jetësorja bëhet letrare, ndërsa letrarja fuqizohet nëpër të gjitha shtresat semantike të poezisë për të mbërritur dimensionin e caktuar të ligjërimit. Triptiku poetik për Nanën Tri poezitë e Lulzim Tafës për Nanën janë poezi antologjike, ndër më të bukurat, që hyjnë përbrenda hierarkisë së vlerave të poezisë së sotme shqipe, pikërisht me mrekullimin e magjisë së dashurisë për Nanën, në radhë të parë, përmes gjuhës dhe mendimit. Në këto tri poezi, burimi i emocioneve fuqizohet e dramatizohet nëpërmjet shenjave të dashurisë në çdo fazë të jetës, herën e parë dhe shenjave të mërzisë, dhimbjes, mungesës, herën e dytë, për
ExLibris: KODI POETIK I LULZIM TAFËS – Sfida e përzgjedhjes autoriale
Nga Sali Bashota Përzgjedhja e poezive nga vetë poeti duke u përcaktuar për krijimet më të dashura,pa dyshim, është një sfidë e bukur, edhe pse në këtë rast është vështirë për secilin poet ta dallojë njërën poezi, por është edhe më vështirë ta mënjanojë tjetrën, madje edhe kur nuk e ndjek as rendin kronologjik të botimit të veprave të veta. Kriteri subjektiv mbase është edhe një vendim enigmatik për secilin poet. Po kështu, ndodh përafërsisht edhe kur i referohet vetëm një dimensioni të caktuar, qoftë tematik, motivor, estetik, figurativ, stilistik etj., sepse ridëshmohet sfida tjetër e radhës përbrenda aktit komunikues me lexuesin. Mbi tridhjetë vjetët e krijimtarisë poetike të Lulzim Tafës që janë paraqitur në tetë libra me poezi: “Gjaku nuk bëhet ujë” (1993), “Metaforë e pikëlluar” (1995), “Planeti Babiloni” (1997), “Vdekja çon fjalë” (1998), “I kam edhe dy fjalë” (2012), “Shtini n’dhe këto fjalë” (2015), “Flirt” (2019) dhe “Rivali i Adamit” (2024), dëshmojnë për individualitetin e një poeti që udhëtimin e tij krijues e bën vetëm me zjarrin e poezisë në shpirt. Prirja e tij kryesore, pra poezia, e ka krijuar ndjesinë shpirtërore për ta fuqizuar teknikën e tij shkrimore, duke depërtuar në shtresat semantike të tekstit poetik, si me idetë, motivet, temat, por edhe me përbërës të tjerë. Që nga fillimet e tij krijuese, Lulzim Tafa, bën një lojë të shkathët poetike me fjalë të zgjedhura dhe me figura të bukura, madje bën një lojë magjike me gjuhën e tij poetike, në radhë të parë, për ta kapur esencën e ndjenjave kryetipore përbrenda ritmit të ideve dhe mendimeve në një udhëtim të sigurt, të zjarrtë e pasionant. Prandaj loja e tij e shkathët poetike shqiptohet aty ku fillon të ndërtohet sistemi filozofik i krijimit, i poezisë, pra thelbi i saj, në mënyrë të veçantë, ritmi i asociacionit, siç do të thoshte Northrop Fraj. Natyrisht është një fat i mrekullueshëm për secilin poet kur gjuha, ligjërimi, figura e afirmojnë dhe e zhvillojnë rrugën e tij poetike përbrenda horizontit të receptimit.Kësaj radhe, Antologjia Personale e Lulzim Tafës bëhet kryetemë e dashurisë së tij për poezinë përbrenda ndjeshmërisë së tij shpirtërore duke i sistemuar idetë, konceptet dhe mendimet e tij krijuese. Efekti estetik i lirisë poetike Lulzim Tafa shkruan vargje që të mallëngjejnë dhe të rrëmbejnë njëkohësisht, siç janë për shembull poezitë “Paralajmërim për ata që do t’iu vdes Nana”, “Sa shpejt më harroi Nana”, “Andrra”, “Letër Bujar Tafës” etj. Ritmi i poezisë së tij arrin kulminacionin e ironisë lirike, pikërisht me përshkrimin figurativ të mungesës e zbraztësisë dhe me fuqizimin magjepsës të fenomeneve të realitetit jetësor si përjetim estetik në shumicën e fushave semantike. Kështu ndodh me tipin e poezive, kur në epiqendër qëndrojnë ëndrrat, derisa poeti përgatit ekspozitën e tij shpirtërore me ndjenja, mendime, figura, ide, stil, gjuhë dhe me përplot metafora të bukura. Kështu ndodh në imagjinatën e tij, kur e trajton fatin e njeriut nëpër kohë dhe hapësira të ndryshme, kur e koleksionon dashurinë dhe lumturinë apo edhe vuajtjen e dhimbjen, për t’i shpjeguar figurativisht fshehtësitë e kësaj bote. Kështu ndodh, kur shkruan me admirim vargje përkushtuese për poetët. Po kështu ndodh, kur e trajton motivin e luftës apo kur merret me zbërthimin e miteve dhe legjendave ose kur e rikrijon imazhin për zanafillën e qenies njerëzore, për Adamin, Evën etj. Lulzim Tafa e përcakton qartë idenë e krijimit poetik duke qenë ngulmues i shkathët për t’i zbuluar të panjohurat dhe të pathënat për qenien njerëzore në një kontekst të ri stilistik e figurativ, pastaj për t’i emërtuar gjërat dhe fenomenet sipas kodit të tij poetik. Këtu mund të bëhet fjalë për përzgjedhjen dhe për përfshirjen e imazheve simbolike e metaforike përbrenda ligjërimit, ritmit dhe figurës, për t’i zgjuar ndjenjat e heshtura dhe të panjohura të njeriut në kohë lufte, në kohë dihet se secila kohë përjetohet në rrethana të caktuara dhe e ruan kujtesën e vet.Poezia e Lulzim Tafës i ka shenjat e veta që dëshmojnë rrugëtimin e tij krijues përbrenda një shtegtimi të pafund, ku fillon thurja e aktit krijues të shkrimit, duke iu dhënë përparësi ideve dhe koncepteve kryesore përmes tablove, çasteve, situatave, pastaj fuqizohet mesazhi i poezisë përmes shenjave poetike, ku pikat e matjes së dashurisë, dhimbjes, ëndrrave, nostalogjisë, fatit, vetmisë etj., i formësojnë rrathët e vet koncentrikë dhe secila bëhet më tërheqëse, më domethënëse, më kuptimplote.Përmes poezisë së tij, Lulzim Tafa, pothuajse, e zvogëlon trishtimin dhe melankolinë, ndërsa e zmadhon jetën dhe dashurinë. Për më tepër litota dhe hiperbola janë dy nga figurat stilistike që e ndërtojnë formën e ëndrrave të poetit, pastaj vijnë enumeracioni, simboli, metafora, antiteza, alegoria, paradoksi, krahasimi, paralelizmi etj. Poezia e Tafës nuk zbaton rregulla, por zbaton ndjeshmëri, madje edhe temperament të veçantë gjuhësor duke shtresuar sa më shumë imazhe në triumfin e plotë të çasteve dhe detajeve parodizuese.Për poetin mjafton dimensioni emocional, i harmonizuar me dimensionin poetik, psikologjik dhe filozofik. Edhe kur ëndrra e paralajmëron zhgjëndrrën, edhe kur rrënjët e dashurisë i lidhin fijet e lumturisë përbrenda realitetit ekzistues, ndërsa secili nga episodet e jetës strukturohet deri te pavdekësia e shpirtit. Prandaj ndjeshmëria e tyre e përcakton dimensionin e një rituali krijues përmes së cilit renditen fenomenet jetësore dhe fenomenet letrare. Aty ka virtyte e vese. Ay ka situata të paharrueshme. Aty frymon çdo detaj. Aty ka lumturi. Aty fiton gjithmonë e bukura. Aty ka përplot dashuri. Kështu përmes mesazhit poetik jetësorja bëhet letrare, ndërsa letrarja fuqizohet nëpër të gjitha shtresat semantike të poezisë për të mbërritur dimensionin e caktuar të ligjërimit. Triptiku poetik për Nanën Tri poezitë e Lulzim Tafës për Nanën janë poezi antologjike, ndër më të bukurat, që hyjnë përbrenda hierarkisë së vlerave të poezisë së sotme shqipe, pikërisht me mrekullimin e magjisë së dashurisë për Nanën në radhë të parë, përmes gjuhës dhe meditimit. Në këto tri poezi, burimi i emocioneve fuqizohet e dramatizohet nëpërmjet shenjave të dashurisë në çdo fazë të jetës, herën e parë dhe shenjave të mërzisë, dhimbjes, mungesës, herën e dytë, për të qëndruar gjithmonë përbrenda shpirtit të poetit. Në çdo çast është e pranishme dashuria e përjetshme
Epoka e Re: Ditë e mërzisë virtuale
Kultplus: Ditë e mërzisë virtuale
Poezi nga Lulzim Tafa Unë nuk jam poet i instagramitNjerëzit në instagramGjithmonë më janë dukur gënjeshtarTa bëjnë like pa të lexuarTë pafytyrët Unë kam mijëra followersDhe sot s’kam folë me asnjë njeriMerreni me mend çfarë vetmie e madhe Gruaja që dashurojMë nuk është online Ajo u arsyetua se neNuk jemi më të lidhurEdhe pse unë e kontrollova Wi-Fi-nDhe çdo gjë ishte në rregull Nuk vonoi shumë dhe ajoPostoi një porosi të vjetër të Shopenhauerit“Merrni më pak kënaqësi, nëse doni më pak dhimbje” S’e di pse papritmasMë lind dëshira ta vras dikë që s’e njohTë panjohurit gjithmonë më janë dukur të rrezikshëm Krejt në fundNjë dreq gazetar i kulturës më pyetiÇfarë jeni duke lexuar kohët e fundit? Komente n’instagrami thash./ KultPlus.com
Kultplus: Dekodimi i ëndrrave të librit “Ekspozitë me ëndrra” nga Lulzim Tafa
Recension i librit Festinë Xh Krasniqi Libri “Ekspozitë me ëndrra” është një libër i ndërtuar me poezi, i shkruar nga autori Lulzim Tafa, i cili është fitues i shumë çmimeve prestigjioze ndërkombëtare për letërsi. Po ashtu, ai është bartës i shumë dekoratave dhe mirënjohjeve kombëtare dhe ndërkombëtare. Lulzim Tafa, përmes kësaj vepre, shqyrton dimensionet shpirtërore dhe psikologjike të individit. Përdorimi i figurave dhe simboleve na mundëson një analizë të thellë të ndërveprimit mes elementeve shpirtërore dhe psikologjike. Vepra e tij është e realizuar përmes tetë kapitujve: “Ëndrra”, “Poetët”, “Dashuria”, “Lufta”, “Dhimbja”, “Hija”, “Vdekja”, “Adami”. Vepra fillon me një poezi program, të quajtur “Poezia është si toka”, ku poezia paraqitet një forcë krijuese si toka, të cilën e paraqet themelore për ekzistencën. Vepra ndërtohet kryesisht nga vargu i lirë, në të cilin dominon gjashtërrokëshi. Poezia e Lulzim Tafës ndërtohet nga shumë motive, siç janë: Dashuria, lufta, vdekja, kujtimi për të kaluarën, liria, dhimbja, etj. Nga figurat stilistike, më shumë shohim të paraqitur enumeracionin, i cili shfaqet përmes kësaj vepreje dhe është karakteristikë për poetin, ngase në çdo poezi të tij ne takojmë këtë figurë, e një ndër to është edhe poezia: “Poezia është si toka” : “Ka dete e oqeane, Ka male e bjeshkë, Gurë e dru e fruta” Ose te poezia “Andrra” “Nuk ekzistojnë malet, detet, oqeanët As qiejt Nuk ekzistojnë planetët Dielli, Toka e Hana Hana hiç se hiç” Në këtë poezi, ne përballemi me kontrastin e dy realiteteve të kundërta. Jeta, për subjektin poetik shfaqet si një iluzion i ëndrrës, ku çdo ngjarje që ndodh perceptohet si një fantazi. Pas strofës së tretë, kjo ide bëhet më e qartë kur ai shpreh se diçka kaq e bukur nuk mund të ekzistojë në realitet. Përballja më e thellë ndodh kur ndjenjat shpërthejnë dhe kjo ndihet më së miri në vargjet: “Nuk ekziston as dashuria, edhe pse të dua.” Megjithatë, ai nuk e vë në dyshim ekzistencën e Zotit, duke pohuar se ai është diku, ndoshta ai që na shikon në ëndërr, duke shfaqur në këtë mënyrë rolin e poetit. Ky rol e mbështet idenë se diçka e krijuar nuk mund të mohohet. Ndërsa, përmes antitezës, Tafa paraqet mallin, i cili në shumicën e poezive shfaqet përmes ëndrrave: “Të kam parë ëndërr si drenushë E drenushat vrapojnë shpejt E ti as që ecën” Në poezinë “Teoria e shpjegimit të ëndrrave”, vërehet se poeti e nis poezinë me paraqitjen e gjarprit në ëndërr, një simbol që, sipas interpretimit të ëndrrave të Frojdit, lidhet me dëshira, ngacmime dhe synime që janë të shtypura, të ndrydhura dhe jashtë vetëdijes së individit. Gjarpri, sipas Lulzim Tafës, nëse shfaqet në ëndërr, “të ka kafshuar lojën”, një figurë që lidhet me interpretimin e Frojdit, ku gjarpri përfaqëson një simbol të seksualitetit dhe tensioneve të pavetëdijshme që lidhen me këtë tematikë. Një themel i rëndësishëm i veprës është edhe paraqitja e autorëve të shquar, si Musa Ramadani, të cilin Tafa në poezinë “Pazari i ëndrrave” e cilëson si mjeshtër të madh, ndërsa në poezinë e quajtur “Ogur” e përmend edhe Ali Podrimen. Në një kapitull të veçantë të titulluar “Poetët”, Tafa paraqet poezi për Çarls Bukowskin, të cilin e shquan për veçantinë e tij: “Ka shumë njerëz normal, ai ishte tjetër” Po ashtu, Tafa iu kushton poezi poetëve: Azem Shkreli, Mirko Gashi, Kujtim Paçaku, Izet Sarajliqi, Basri Çapriqi, etj. Brenda këtij kapitulli, ka edhe poezi kushtuar poetit ukrainas, Dymytri Chystiak, i njohur për qëndrimet e tij filozofike dhe politiko-letrare. Në poezi, Tafa kërkon të krijojë një lidhje ndërmjet poetëve ukrainas dhe rusë, duke përdorur këtë formë për të shprehur një mesazh paqeje dhe ndalimi të luftës mes këtyre dy popujve: “Dimër është Poetët rusë duhet ta dinë Se është tepër ftoftë Për lojën kuq e bardhë” Poezia thotë Tafa, është më e rëndësishme se ushtria dhe se lufta. Një shprehje figurative që Tafa përdor është “Çile guri gojën”, përmes së cilës paraqitet lidhja me letërsinë popullore, duke theksuar heshtjen dhe mungesën e shprehjes verbale. Ndërsa te poezia “Një vjeshtë në Shkodër”, autori paraqet edhe një këngë popullore të quajtur “Shkodra ka plot dashuri”. Megjithatë, përkundër lidhjes me letërsinë popullore, në një pjesë tjetër të poezisë së tij, vërejmë ndikimin e postmodernizmit, siç e cilëson edhe Atila Balzas, si një nga përfaqësuesit kryesorë të poezisë postmoderne në Evropë. Si një autor i poezisë bashkëkohore, Tafa sjell në veprat e tij emërtime të kohës, përmend figura dhe ngjarje të rëndësishme të aktualitetit, por tani duke i paraqitur ato përmes një fryme të re, si: “Beyonce”, “Show-bizi”, “Bezos”, “Gates”, “Kriptovaluta” etj. Autori gjithashtu shpjegon kuptimin e emrit të tij, duke treguar se emri është vendosur nga nëna e tij si një dashuri për lulet, ndaj ajo e quajti Lulzim. Por, në poezinë e tij, ai e paraqet këtë emër vetëm përmes shkurtesës “Lul”: “Sa shumë i donte Nana lulet,Edhe emrin ma la Lul.” Në poezinë “Sa shpejt më harroi Nana”, Tafa paraqet dhimbjen e madhe të subjektit poetik, brengën dhe trishtimin për vdekjen e nënës së tij, një ndjenjë braktisjeje që shfaqet më së miri përmes harresës së shpejtë që ndien ai nga nëna e tij. E këtë formë ai shfaq dashurinë e madhe për nënën. Tafa luan gjithashtu me gjuhën dhe efektet që ajo krijon. Për shembull, gjatë përshkrimit të një situate ku ka të bëjë me hedhjen nga lartësia, ai përdor vetëm një fjalë, të cilën e hasim te poezia “Këto leja një romi”: “Si prej qielli,kamera.” Në të cilën shohim që krijohet, efekti i hedhjes. Në ciklin e titulluar “Dashuria”, Tafa tregon se muza e tij poetike është e dashura me flokët e mëndafshta, dhe në këtë kuadër kërkon frymëzimin për poezitë e tij. Në këtë cikël, ai ka edhe dy poezi kushtuar Teutës. Në një nga to, të cilën e titullon edhe “Teutë”,Tafa e lartson aq shumë figurën e saj, sa thotë se edhe perënditë i përkulen asaj, duke e shpallur një figurë të rëndësishme. Ndërsa në ciklin për luftën, autori shkruan për fëmijët e pagjetur dhe gratë e përdhunuar, të cilat, sipas tij, paraqiten
Poeti Lulzim Tafa pjesëmarrës në manifestimin dyditor të 17-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës që u mbajt në Strugë, organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës
Më 11 dhe 12 shkurt 2025, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Konsullata e Përgjithshme në Strugë organizoi aktivitete letrare me mbrëmje poetike dhe tryezë letrare, me pjesëmarrje të shkrimtarëve dhe studiesve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Ulqini. Në manifestim mori pjesë edhe Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë z. Petrit Musaj.Në hapje të manifestimit, Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut z. Agim Krasniqi në cilësinë e nikoqirit dhe organizatorit të këtij manifestimi, mbajti një fjalë rasti. Z. Krasniqi, pasi përshëndeti poetët dhe shkrimtarët e ftuar, falenderoi autoritetet lokale dhe pjesëmarrësit e shumtë prezentë në mbëmjen poetike duke uruar për 17 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Ai, në vazhdim, foli shkurtimisht për historikun e pavarësimit të Kosovës dhe për aktualitetin politik në Kosovë.Në mbrëmjen poetike, nën përkujdesjen dhe moderimin brilant të regjisores Olsa Poshka, në mesin e shumë struganëve dashamirësve të poezisë, i lexuan poezitë e tyre të zgjedhura për Kosovën: Agim Vinca, Sadik Bejko, Ibrahim Berisha, Entela Kasi, Puntorie Muça Ziba, Binak Kelmendi, Sali Bashota, Saljdin Salihu, Lulzim Tafa, Lulzim Haziri dhe Hajredin Kovaçi. Në ditën e dytë nën drejtimin e z.Sali Bashota dhe znj. Entela Kasi u mbajt tryeza letrare: Shkrimtarët për Kosovën. Kumtesat shkencore i paraqitën shkrimtarët dhe studiuesit e letërsisë me temat e tyre: Ibrahim Berisha (Shkrimtari i Kosovës: identiteti dhe pavarësia), Sadik Bejko (Takimet e mia me Rugovën në vitet e nëntëdhjeta), Agim Vinca (Shkrimtarët për lirinë e Kosovës), Entela Kasi (Kadare dhe Kosova), Ismet Kallaba (Kosova në publicistikën e Basri Çapriqit), Salajdin Salihu (Shkrimtarët për Kosovën: dy qasje të kundërta), Binak Kelmendi (Pavarësia e Kosovës në shtypin francez), Qazim Muja (Jevrem Bërkoviqi dhe shkrimtarët e Kosovës) dhe Sali Bashota (Poetët për Kosovën). Ministry of Foreign Affairs and Diaspora – Republic of Kosovo