Drejtoria për Kulturë, Rini Dhe Sport - Komuna Pejë

Home > News

Drejtoria për Kulturë, Rini Dhe Sport – Komuna Pejë JU prezanton fituesin e Çmimit “Lirikë me shi”🌧️,çmim që u nda për herë të parë në Edicionin ë XX-të të Takimeve Letrare Ndërkombëtare “Azem Shkreli”

Profesor @Lulzim Tafa

Nana sot e ka datëlindjen
U bë katër vjeçe.
Sa ngadalë u rritkan të vdekurit.
Ajo tash atje është fëmijë
Prindërit e mbajnë për dore
Edhe andej si dikur
Këndej.
Vrapon pas fluturave
Mbledh lule
Sa shumë i donte Nana Lulet
Edhe emrin ma la Lul
Gati sa ma la Lule.
Nana i ka katër vjet
E ende nuk flet
Sa herë shkoj n’vorre.
Sa ran ish
mos me u përgjigj Nana
kur e thërret.
Mundohem me e mësu
Edhe njëherë me fol prej fillimi
Si ajo mua dikur.
Është llastu
Dhe gjithë ditën rri
në prehen të Nanës s’vet
Jam idhnu me ty Nanë
Dije.
Qysh pse?
Kur të vij atje të kallxoj
Ncncnc
Sa shpejt m’harroi

Most Recent Posts

THE DREAM

Don't despair, my dear, Don't be disappointed either I just found out I don't exist at all Neither you All is a dream

No one exists Even worse Neither the world Nothing that we think it is It's not

Mountains don’t exist, seas, oceans Not even the heavens There are no Planets Sun, Earth and the moon The Moon not at all

He was born on 2nd February 1970 in Lipjan near Prishtina, the capital city of the Republic of Kosova. He completed his primary and secondary education in his birthplace, in Lipjan…
Read More