Asambleja e Përgjithshme e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë i ka zgjedhur sot anëtarë të jashtëm të kësaj akademie Mira Muratin, Kryeshefe në OpenAI dhe Lulzim Tafën, poet i mirënjohur nga Kosova. Mira Murati, është një nga shqiptaret më me ndikim në fushën e teknologjisë, e cila u bë e njohur për publikun botëror për rolin e saj në inteligjencën artificiale (AI) dhe sukseset e arritura në fushën e teknologjisë, si kryeshefe në OpenAI. Ndërsa, poeti Lulzim Tafa, është i njohur për artin e tij, si njëri ndër poetët shqiptarë më të përkthyer në botë, njëherësh laureat i shumë çmimeve ndërkombëtare. Ai ka fituar dhjetëra çmime prestigjioze ndërkombëtare për letërsi, ndërsa mban shumë tituj nderi në akademi e universitete botërore. Së fundmi, Lulzim Tafa, u dekorua edhe nga presidenti francez, Emanuel Macron, me dekoratën “Oficer i Urdhërit Kombëtar të Letrave dhe Arteve”, që është dekorata më e lartë të cilën shteti francez e ndan në fushën artit dhe letërsisë.Krahas, Mira Muratit e Lulzim Tafës, në Asamblenë e Përgjithshme të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, si anëtarë të saj u zgjodhën edhe Lea Ypi, Gëzim Alpio dhe Angjelin Perljucaj.
Poeti Lulzim Tafa po merr pjesë në takimin e 56-të ndërkombëtar të shkrimtarëve në Bled të Sllovenisë
Poeti i njohur kosovar, Lulzim Tafa, është duke marrë pjesë në takimin e 56-të ndërkombëtar të shkrimtarëve në Bled të Sllovenisë, i organizuar nga PEN Qendra e Sllovenisë dhe Komiteti i Shkrimtarëve për Paqe. Përmes një postimi në profilin e tij në facebook, ai ka njoftuar do ta përfaqësojë PEN Qendrën e Kosovës, ku edhe do të mbajë një fjalim në Asamblenë Gjenerale të Komitetit të Shkrimtarëve për Paqe. “Sot erdha në Bled të Sllovenisë për të marr pjesë në takimin e 56-të ndërkombëtar të shkrimtarëve, i organizuar nga PEN Qendra e Sllovenisë dhe Komiteti i Shkrimtarëve për Paqe. Në këtë takim që do të zgjasë tre ditë, ku do të marrin pjesë shkrimtarë nga shumë vende të botës, unë do ta përfaqësoj PEN Qendrën e Kosovës dhe do të mbaj një fjalim në Asamblenë Gjenerale të Komitetit të Shkrimtarëve për Paqe. Në këtë takim do të flasë edhe Kryetarja e Parlamentit të Sllovenisë, Zonja Urška Klakočar Zupančič”, ka shkruar Tafa. Takimi i 56-të ndërkombëtar të shkrimtarëve në Bled të Sllovenisë do të zhvillojë punimet për tri ditë, nga 16 deri më 18 prill.
French Government Honors Kosovo’s Lulzim Tafa, Advocate for Kosovo-Israel Relations
The French Minister of Culture, Rima Abdul Malak, has officially approved the decree conferring the esteemed title of “Officer of Arts and Letters” upon the celebrated poet from Kosovo, Tafa. This distinction, the highest accolade in the realm of arts and literature bestowed by the French government, marks a historic moment as the most prestigious recognition ever granted by France to an artist or writer from Kosovo. The award underscores France’s tradition of honoring outstanding figures, both French and international, for their noteworthy contributions to the arts and literature. Ambassador of France to Kosovo Olivier Guérot presented the decoration to Tafa on behalf of French President Emmanuel Macron. Tafa, a globally acclaimed poet from Kosovo, has achieved widespread recognition with his works translated into approximately thirty languages. Renowned by literary critics worldwide, he is hailed as a leading postmodernist poet in Europe. His literary footprint extends to France, where readers are familiar with his impactful body of work. In February 2023, to commemorate the 15th independence anniversary of the Republic of Kosovo, Tafa organized a major event in Jerusalem, together with Kosovo’s diplomatic staff. On this occasion Kosovo’s chief of mission in Jerusalem, Ines Demiri underscored the contributions of Tafa towards strengthening the bilateral cooperation between Kosovo and Israel. The diplomatic relations between the two countries were established in February 2021; a major cornerstone in Kosovo’s foreign policy and Tafa has been instrumental in building a stronger alliance with the State of Israel. In Tafa’s verses, European audiences have been enthralled with his multifaceted metaphors and robust devotion towards condemning all kinds of bigotry, antisemitism and has strongly defended the State of Israel on many international platforms, institutions, and multilateral platforms. Beyond his literary prowess, Tafa has recently gained prominence for his commitment to promoting peace through literary art. His notable poem, “Speak with Russian Poets,” garnered attention even before the outbreak of the Russian Invasion of Ukraine (February 24, 2022). Tafa’s efforts to communicate with Russian artists and writers through heartfelt letters, urging them to influence Moscow’s leadership and policies to avert conflict, have not gone unnoticed. In recognition of his anti-war initiatives conveyed through poetry and prose, Tafa has been honored by various cultural and educational institutions in Ukraine and other countries of Europe. Furthermore, the Patriarch of Ukraine, Patriarch Filaret, bestowed upon him the esteemed “Order of Saint Yuri the Victorious” as a testament of his dedication to global peace.
French Government Honors Lulzim Tafa With Prestigious Order Of ‘Officer Of Arts And Letters’
The French Minister of Culture, Rima Abdul Malak, has officially approved the decree conferring the esteemed title of “Officer of Arts and Letters” upon the celebrated poet from Kosovo, Lulzim Tafa. This distinction, the highest accolade in the realm of arts and literature bestowed by the French government, marks a historic moment as the most prestigious recognition ever granted by France to an artist or writer from Kosovo. The award underscores France’s tradition of honoring outstanding figures, both French and international, for their noteworthy contributions to the arts and literature. Ambassador of France to Kosovo Mr. Olivier Guérot presented the decoration to Poet Tafa on behalf of the French President, Emmanuel Macron. Lulzim Tafa, a globally acclaimed poet from Kosovo, has achieved widespread recognition with his works translated into approximately thirty languages. Renowned by literary critics worldwide, he is hailed as a leading postmodernist poet in Europe. His literary footprint extends to France, where readers are familiar with his impactful body of work. Beyond his literary prowess, Lulzim Tafa has recently gained prominence for his commitment to promoting peace through art. His notable poem, “Speak with Russian Poets,” garnered attention even before the outbreak of the Ukraine war. Tafa’s efforts to communicate with Russian artists and writers through heartfelt letters, urging them to influence policies to avert conflict, have not gone unnoticed. In recognition of his anti-war initiatives conveyed through poetry, Lulzim Tafa has been honored by various cultural and educational institutions in Ukraine. Additionally, the Patriarch of Ukraine, Patriarch Filaret, bestowed upon him the esteemed “Order of Saint Yuri the Victorious” as a testament to his dedication to peace.
Poeti Lulzim Tafa nderohet me titullin “Doctor of Literature” nga Kongresi Botëror i Poetëve
Poeti i njohur kosovar, Lulzim Tafa ishte i ftuar si mysafir nderi në Kongresin Botëror të Poetëve. Përmes poetit Lulzim Tafa, letërsia shqipe u bë pjesë e këtij Kongresi, i 42-ti me radhë, ku sivjet për herë të parë u mbajt në një anije gjigante ku morën pjesë poetë nga mbarë bota. Kongresi nisi në Romë-Itali dhe lëvizi bashkë me vargjet e poetëve nëpër ujërat e Mesdheut, në Maltë, në Greqi për tu kthyer përsëri në Itali. Në ditën e fundit të këtij Kongresi, një nderim i madh ju bë poetit Lulzim Tafa, ku në mesin e qindra poetëve nga e mbarë bota, poeti kosovar ishte njëri nga 8 poetët që Kongresi i nderoi me titullin më të lartë “Doctor of Literature”. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Tafa, teksa është shprehur i nderuar për këtë vlerësim që i është bërë. “Të nderuar miq!Një nderim i madh mu bë në ditën e fundit të Kongresit Botëror të Poetëve.Në mesin e qindra poetëve nga e mbarë bota, isha njëri prej 8 poetëve që Kongresi i Nderoi me titullin më të lartë “Doctor of Literature””, shkruan Tafa.
Poeti Lulzim Tafa mysafir nderi në Kongresin Botëror të Poetëve, mbahet në një anije gjigante
Poeti i njohur kosovar, Lulzim Tafa do të jetë i ftuar si mysafir nderi në Kongresin Botëror të Poetëve, shkruan KultPlus.Ky kongres, i 42-ti me radhë, sivjet për herë të parë mbahet në një anije gjigante dhe do të marrin pjesë poetë nga mbarë bota. Kongresi do nisë në Romë-Itali dhe do të lëvizë bashkë me vargjet e poetëve nëpër ujërat e Mesdheut, në Maltë, në Greqi dhe përsëri do të kthehet në Itali. “Poezia mbi ujë”, shprehet poeti Lulzim Tafa teksa tregon që është i lumtur që do të jetë pjesë e kësaj eksperience e njëkohësisht për faktin që në këtë kongres do të jetë prezente edhe letërsia shqipe. “Jam i lumtur që do t’i takoj shumë nga miqtë e mi poetë nga të gjitha anët e globit, po ashtu jam i lumtur që në këtë kongres do të jetë prezente edhe letërsia jonë”, shprehet Tafa. Kongresi Botëror i Poetëve do të mbahet më datë 22 deri më 29 shtator.
Lulzim Tafa zgjedhet anëtar i jashtëm i Akademisë boshnjake të Shkencave dhe Arteve
Lulzim Tafa është zgjedhur anëtar i jashtëm i Akademisë boshnjake të Shkencave dhe Arteve. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Tafa nëpërmjet një postimi në Facebook. Në vijim gjeni postimin e plotë të tij: Të nderuar miq! Akademia Boshnjake e Shkencave dhe Arteve më ka njoftuar se kuvendi i kësaj Akademie më ka zgjedhur anëtar të jashtëm të saj. Sarajeva është një nga metropolet kryesore të kulturës në Evropë, dhe mua më ka nderuar gjithmonë. Në vitin 2012 është botuar libri im në gjuhën boshnjake, me një parathenje të Abdulla Sidranit, i cili më ka bërë shumë të njohur te lexuesit atje.Në gusht do të jem në Sarajevë, për të marr pjesë në ceremoninë e promovimit të anëtarëve të rinj të Akademisë.
Lulzim Tafa emërohet anëtar i Bordit në Këshillin e Ambasadorëve Shqiptar
Poeti Lulzim Tafa ka njoftuar që ka pranuar dekretin për emërimin e tij si anëtar nderi i Bordit në Këshillin e Ambasodrëve Shqiptar. Lajmin e ka bërë të ditur Tafa përmes një postimi në “Facebook”, ku thotë se ndihet i nderuar që Këshilli i Ambasadorëve Shqiptar e ka vlerësuar punën e tij të deritanishme në fushën e diplomacisë kulturore. Postimi i tij i plotë: Sot në Tiranë, nga shkrimtari Besnik Mustafaj, Kryetar i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptar dhe ish ministër i punëve të jashtme të Shqipërisë, pranova dekretin për emërimin tim, anëtar nderi i Bordit në Këshillin e Ambasadorëve Shqiptar. Ndihem i nderuar që Këshilli i Ambasadorëve Shqiptar e ka vlerësuar punën time të deritanishme në fushën e diplomacisë kulturore. Pas kësaj ngjarje, do të marr pjesë edhe në promovimin e librit “BITCOIN & KRIPTO-MONEDHAT” të autorit, Prof. Dr. Adrian Civici.