Fitues i çmimit për librin poetik më të mirë midis dy mitingjeve është poeti Lulzim Tafa, për librin “Rivali i Adamit”. Ndërsa për poezinë më të mirë të lexuar në Orën e Madhe Letrare, fitues është poeti Sali Bashota me poezinë “Çka bëni ju atje të dielën”. Klubi Letrar “Gjon Nikollë Kazazi”, organizoi manifestimin tradicional, këtë vit me Akademi Jubilare, për të shënuar 60 – vjetorin, duke kujtuar nismën e tij që nga viti 1964, nga një grup shkrimtarësh për të udhëtuar deri sot, me shumë aktivitete, poezi, debate për kulturë, promovime veprash dhe shpërblime letrare. Mitingu lindi në Gjakovë, por bashkudhëtoi me Shoqatën e Shkrimtarëve të Kosovës, e me subjekte që ofruan përvojë duke shënuar shumë suksese. Sikur u tha nga prononcimet e disa pjesëmarrësve, Mitingu i Poezisë nuk u ndal as në kohën kur duhej të kërkohej leje speciale dhe kur bëheshin ndjekje, madje edhe ndalesa ndaj fjalës së shkruar shqipe. Këto pohime u përmendën nga shkrimtarët Sabri Hamiti, Milazim Krasniqi, e shumë të tjerë. Pjesëmarrësit e këtij edicioni i përshëndeti kryetari i Komunës së Gjakovës, z. Ardian Gjini, duke theksuar se Mitingu që mbahet në Gjakovë për kaq vite, ka sjellë kujtime për shumë gjenerata, prandaj edhe është i gjithë shkrimtarëve. Më tej shtoi se Gjakova, do të presë jubile edhe më tej, sepse këtë manifestim të përvitshëm letrar, e kemi aset shpirtëror. Njëri nga themeluesit e Mitingut, Jusuf Buxhovi, tha se Gjakova kishte qysh atëherë shkrimtarë që patën nisma për të organizuar e për të shkruar, e që fatkeqësisht shumica nuk janë më me ne. Tribuna 60 vjet Mitingu të Poezisë, Platforma e Klubit që të ruhen edhe këtë vit aktivitetet tradicionale u realizua, me temën bosht “60 vjet Mitingu i Poezisë”, për të cilën referoi Muharrem Kurti, kryetar i Klubit Letrar “Gjon Nikollë Kazazi”, duke dhënë informacione të rëndësishme për të gjitha fazat e mbajtjes së këtij manifestimi. Kurti tha më tej se kujtojmë këtu, pjesëmarrjen në Miting të Ismail Kadaresë, Dritëro Agollit, Fatos Arapit, Xhevahir Spahiut, Visar Zhitit, Natasha Lakos, Fatos Kongolit, Zija Çelës e shumë e shumë të tjerëve, edhe kur ndërmjet nesh kishte kufij hermetikë e ndarës deri në qiell. Pra, Mitingu i Poezisë e shpërtheu kufirin shqiptaro-shqiptar me festën poetike në Gjakovë.Po ashtu në Mitingun e Poezisë kanë marrë pjesë edhe poetë të shquar nga ish – republikat e Jugosllavisë, si Jasha Zllobec, Jevrem Bërkoviq etj. Agim Byci, po ashtu pjesëmarrës i mitingut nismëtar, solli para publikut kujtimet e atyre viteve, duke mbjellë në rininë shkollore sensin krijues dhe çdo vit shtoheshin gjeneratat për t’u bërë më vonë organizim e manifestim për tërë qytetin. Sipas Agim Bycit, Klubi Letrar dhe vetë Mitingu, u bënë shkollë për shumë shkrimtarë që më vonë bëhen emra të mëdhenj të letërsisë shqipe. Ora Qendrore e PoezisëNë Orën Qendrore të Mitingut, në konkurrencë, lexuan poezi Sabri Hamiti, Naime Beqiraj, Milazim Krasniqi, Sali Bashota, Lulzim Logu, Lulzim Tafa, Anton Marku, Migena Arllati, Prend Buzhala, Agim Desku etj.Duke qenë se poezitë i nënshtrohen konkurrimit për çmimin “Ali Podrimja”, fitues i poezisë mëtë mirë, u shpall Sali Bashota, me poezinë “Çka bëni ju atje të dielën”.Traditë e mitingut është edhe zhvillimi i garave në mes të rinjve krijues nga shkollat fillore e tëmesme “Yllka Domi”. Në përkujdesjen e Vjollca Kuqit, gara ishte tejet konkurruese, por çmimi fitues iu nda katër nxënësve: Sara Gjoshi, Albiona Fetahu, Alisa Kodraj dhe Erjon Xhiha.Çmimet Jubilare, Çmimet Jubilare i ndau kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, si dhe Drejtori i Bordit të Klubit Letrar “Gjon Nikollë Kazazi”, poeti Engjëll I. Berisha. Me këtë rast, u bë me dije se gjatë viteve të shkuara janë ndarë çmime e mirënjohje për të gjithë ata që ishin kontribues dhe udhëheqës të Mitingut, e që këto çmime nuk mund të dyfishohen. Prandaj sot nderohen ata që kanë merita dhe nuk janë shpërblyer deri më sot. Poeti Berisha, shtoi se po punohet në monografinë e Klubit ku do të figurojnë emrat e të gjithëve, për të mos u shlyer kurrë. Në këtë përvjetor, Klubi Letrar “Gjon Nikollë Kazazi”, u kujdes të ndajë çmimet jubilare për ata që kanë dhënë kontribut me vite të tëra. Me çmimet post – mortum, ish-kryetarin e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe shkrimtarin Teki Dërvishi. Me çmime të veçanta jubilare u nderuan Jusuf Buxhovi, Besnik Mustafaj, Sabri Hamiti dhe Agim Byci. Mirënjohjet Jubilare. Me Mirënjohje Jubilare u nderuan Milazim Krasniqi, Agim Vinca, Naime Beqiraj, Jeton Kelmendi, Iljaz Bobaj, Qemajl Juniku, Albert Shala, Karvani i Shkrimtarëve për Fëmijë. U shpërblye me mirënjohje edhe kryesia e klubit “Gjon Nikollë Kazazi”, Muharrem Kurti, Engjëll I. Berisha, Migena Arllati dhe Vjollca Kuqi. Gjithashtu me mirënjohje u nderuan Blerim Valla dhe Shefqet Dinaj, si dhe mediet Radio Gjakova dhe “Syri Vision”.Me çmimin tradicional “Din Mehmeti”, për librin më të mirë të botuar midis dy mitingjeve u vlerësua poeti Lulzim Tafa për librin me poezi “Rivali i Adamit”. Java e promovimeve:Si gjithnjë u organizua java e promovimeve, e që këtë vit kishte katër aktivitete, duke filluar meorën letrare për të rinj “Yllka Domi”, pastaj me promovimin e dy librave të autores Diana Marku: “Brenga me fytyrë vajze” (poezi) dhe “Të gjithë poshtë urës” (dramë). Gjithashtu, u promovuan romani “Libri për Gjakovën” i shkrimtarit Jusuf Buxhovi, libri me poezi “Duke pritur ditën e tetë”, i poetit Anton Marku dhe libri me tregime “Albani nuk flet shqip”, i autores Angjelina Markut.
Epoka e Re: Lulzim Tafa dhe Sali Bashota fitues të çmimeve letrare në Mitingun e Poezisë në Gjakovë
Fitues i çmimit për librin poetik më të mirë midis dy mitingjeve është poeti Lulzim Tafa, për librin “Rivali i Adamit”. Ndërsa për poezinë më të mirë të lexuar në Orën e Madhe Letrare, fitues është poeti Sali Bashota me poezinë “Çka bëni ju atje të dielën”.Klubi Letrar “Gjon Nikollë Kazazi”, organizoi manifestimin tradicional, këtë vit me AkademiJubilare, për të shënuar 60 – vjetorin, duke kujtuar nismën e tij që nga viti 1964, nga një grup shkrimtarësh për të udhëtuar deri sot, me shumë aktivitete, poezi, debate për kulturë, promovime veprash dhe shpërblime letrare.Mitingu lindi në Gjakovë, por bashkudhëtoi me Shoqatën e Shkrimtarëve të Kosovës, e me subjekte që ofruan përvojë duke shënuar shumë suksese. Sikur u tha nga prononcimet e disa pjesëmarrësve, Mitingu i Poezisë nuk u ndal as në kohën kur duhej të kërkohej leje speciale dhe kur bëheshin ndjekje, madje edhe ndalesa ndaj fjalës së shkruar shqipe. Këto pohime u përmendën nga shkrimtarët Sabri Hamiti, Milazim Krasniqi, e shumë të tjerë.Pjesëmarrësit e këtij edicioni i përshëndeti kryetari i Komunës së Gjakovës, z. Ardian Gjini, duke theksuar se Mitingu që mbahet në Gjakovë për kaq vite, ka sjellë kujtime për shumë gjenerata, prandaj edhe është i gjithë shkrimtarëve. Më tej shtoi se Gjakova, do të presë jubile edhe më tej, sepse këtë manifestim të përvitshëm letrar, e kemi aset shpirtëror.Njëri nga themeluesit e Mitingut, Jusuf Buxhovi, tha se Gjakova kishte qysh atëherë shkrimtarë që patën nisma për të organizuar e për të shkruar, e që fatkeqësisht shumica nuk janë më me ne. Tribuna 60 vjet Mitingu të Poezisë, Platforma e Klubit që të ruhen edhe këtë vit aktivitetet tradicionale u realizua, me temën bosht “60 vjet Mitingu i Poezisë”, për të cilën referoi Muharrem Kurti, kryetar i Klubit Letrar “Gjon Nikollë Kazazi”, duke dhënë informacione të rëndësishme për të gjitha fazat e mbajtjes së këtij manifestimi. Kurti tha më tej se kujtojmë këtu, pjesëmarrjen në Miting të Ismail Kadaresë, Dritëro Agollit, Fatos Arapit, Xhevahir Spahiut, Visar Zhitit, Natasha Lakos, Fatos Kongolit, Zija Çelës e shumë e shumë të tjerëve, edhe kur ndërmjet nesh kishte kufij hermetikë e ndarës deri në qiell. Pra, Mitingu i Poezisë e shpërtheu kufirin shqiptaro-shqiptar me festën poetike në Gjakovë.Po ashtu në Mitingun e Poezisë kanë marrë pjesë edhe poetë të shquar nga ish – republikat e Jugosllavisë, si Jasha Zllobec, Jevrem Bërkoviq etj. Agim Byci, po ashtu pjesëmarrës i mitingut nismëtar, solli para publikut kujtimet e atyre viteve, duke mbjellë në rininë shkollore sensin krijues dhe çdo vit shtoheshin gjeneratat për t’u bërë më vonë organizim e manifestim për tërë qytetin. Sipas Agim Bycit, Klubi Letrar dhe vetë Mitingu, u bënë shkollë për shumë shkrimtarë që më vonë bëhen emra të mëdhenj të letërsisë shqipe.Ora Qendrore e PoezisëNë Orën Qendrore të Mitingut, në konkurrencë, lexuan poezi Sabri Hamiti, Naime Beqiraj, Milazim Krasniqi, Sali Bashota, Lulzim Logu, Lulzim Tafa, Anton Marku, Migena Arllati, Prend Buzhala, Agim Desku etj.Duke qenë se poezitë i nënshtrohen konkurrimit për çmimin “Ali Podrimja”, fitues i poezisë mëtë mirë, u shpall Sali Bashota, me poezinë “Çka bëni ju atje të dielën”.Traditë e mitingut është edhe zhvillimi i garave në mes të rinjve krijues nga shkollat fillore e tëmesme “Yllka Domi”. Në përkujdesjen e Vjollca Kuqit, gara ishte tejet konkurruese, por çmimi fitues iu nda katër nxënësve: Sara Gjoshi, Albiona Fetahu, Alisa Kodraj dhe Erjon Xhiha.Çmimet Jubilare, Çmimet Jubilare i ndau kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, si dhe Drejtori i Bordit të Klubit Letrar “Gjon Nikollë Kazazi”, poeti Engjëll I. Berisha. Me këtë rast, u bë me dije se gjatë viteve të shkuara janë ndarë çmime e mirënjohje për të gjithë ata që ishin kontribues dhe udhëheqës të Mitingut, e që këto çmime nuk mund të dyfishohen. Prandaj sot nderohen ata që kanë merita dhe nuk janë shpërblyer deri më sot. Poeti Berisha, shtoi se po punohet në monografinë e Klubit ku do të figurojnë emrat e të gjithëve, për të mos u shlyer kurrë. Në këtë përvjetor, Klubi Letrar “Gjon Nikollë Kazazi”, u kujdes të ndajë çmimet jubilare për ata që kanë dhënë kontribut me vite të tëra. Me çmimet post – mortum, ish-kryetarin e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe shkrimtarin Teki Dërvishi. Me çmime të veçanta jubilare u nderuan Jusuf Buxhovi, Besnik Mustafaj, Sabri Hamiti dhe Agim Byci.Mirënjohjet Jubilare. Me Mirënjohje Jubilare u nderuan Milazim Krasniqi, Agim Vinca, Naime Beqiraj, Jeton Kelmendi, Iljaz Bobaj, Qemajl Juniku, Albert Shala, Karvani i Shkrimtarëve për Fëmijë. U shpërblye me mirënjohje edhe kryesia e klubit “Gjon Nikollë Kazazi”, Muharrem Kurti, Engjëll I. Berisha, Migena Arllati dhe Vjollca Kuqi. Gjithashtu me mirënjohje u nderuan Blerim Valla dhe Shefqet Dinaj, si dhe mediet Radio Gjakova dhe “Syri Vision”.Me çmimin tradicional “Din Mehmeti”, për librin më të mirë të botuar midis dy mitingjeve u vlerësua poeti Lulzim Tafa për librin me poezi “Rivali i Adamit”.Java e promovimeve:Si gjithnjë u organizua java e promovimeve, e që këtë vit kishte katër aktivitete, duke filluar meorën letrare për të rinj “Yllka Domi”, pastaj me promovimin e dy librave të autores Diana Marku: “Brenga me fytyrë vajze” (poezi) dhe “Të gjithë poshtë urës” (dramë). Gjithashtu, u promovuan romani “Libri për Gjakovën” i shkrimtarit Jusuf Buxhovi, libri me poezi “Duke pritur ditën e tetë”, i poetit Anton Marku dhe libri me tregime “Albani nuk flet shqip”, i autores Angjelina Markut.
KultPlus: Në Kolegjin AAB u mbajt ora e shkrimtarit me poetin Lulzim Tafa
Më 30 tetor 2024, në Teatrin Kamertal të Kolegjit AAB, u mbajt takimi me poetin Lulzim Tafa, në praninë e studentëve, profesorëve, gazetarëve, miqve të poetit. Aktiviteti u mbajt në kuadër të projektit të PEN Qendrës së Kosovës – Ora e shkrimtarit, përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, i cili që një muaj po zhvillohet në disa qendra të Kosovës. Poeti dhe studiuesi, Sali Bashota, i cili e moderoi këtë takim, duke e paraqitur profilin krijues të poetit Lulzim Tafa, ndër të tjera, tha: “Mbi tridhjetë vjetët e krijimtarisë poetike të Lulzim Tafës që janë paraqitur në tetë libra me poezi: “Gjaku nuk bëhet ujë” (1993), “Metaforë e pikëlluar” (1995), “Planeti Babiloni” (1997) , “Vdekja çon fjalë” (1998), “I kam edhe dy fjalë” (2012), “Shtini n’dhe këto fjalë” (2015), “Flirt” (2019) dhe “Rivali i Adamit” (2024), dëshmojnë për individualitetin e një poeti që udhëtimin e tij krijues e bën vetëm me zjarrin e poezisë në shpirt”. Më tutje, Bashota, në mesin e shumë poezive me vlerë letrare dhe estetike, në mënyrë të veçantë e dalloi triptikun poetik të Lulzim Tafës, kushtuar Nanës, duke theksuar se “tri poezitë e Lulzim Tafës për Nanën janë poezi antologjike, ndër më të bukurat, që hyjnë përbrenda hierarkisë së vlerave të poezisë së sotme shqipe, pikërisht me mrekullimin e magjisë së dashurisë për Nanën, në radhë të parë, përmes gjuhës dhe mendimit. Në këto tri poezi, burimi i emocioneve fuqizohet e dramatizohet nëpërmjet shenjave të dashurisë në çdo fazë të jetës, herën e parë dhe shenjave të mërzisë, dhimbjes, mungesës, herën e dytë, për të qëndruar gjithmonë përbrenda shpirtit të poetit. Në çdo çast është e pranishme dashuria e përjetshme dhe e pakrahasueshme për Nanën. Pra, këto elemente metaforike e simbolike janë të pranishme në triptikun poetik “Paralajmërim për ata që do t’iu vdes Nana”, “Sa shpejt më harroi Nana” dhe “Nana as sot nuk heq dorë nga lulet”. Në këtë mënyrë, Lulzim Tafa, e tejkalon perceptimin simbolik e mallëngjyes, duke e mishëruar dashurinë për Nanën përbrenda imazhit të pavdekësisë”. Pasi e lexoi poezinë e tij të parë që e kishte shkruar, poeti Lulzim Tafa evokoi kujtime të bukura për fillimet e krijimtarisë së tij letrare, çastin e takimit me poetin Vehbi Kikaj (periudha e shkollimit fillor), pastaj me poetin Ali Podrimja (periudha e botimit të librit të parë me poezi në edicionin botues të “Rilindjes”, por edhe takime të shumta me poetë shqiptarë, si dhe me poetë nga shtete të ndryshme të botës. Duke u përqendruar në mënyrë të veçantë për fenomenin se si shkruan dhe pse shkruan, poeti Tafa, e vlerësoi lart artin e të shkruarit të poezisë, ndërlidhjen shpirtërore me të, madje duke i rikujtuar mendimet e tij të shfaqura edhe më herët, ndër të tjera, tha: “Poezia përcjell emocion, e emocionet te askush nuk janë të njëjta dhe askush nuk i përjeton njëjtë”. Një vëmendje të rëndësishme ia kushtoi leximit nëpër të gjitha fazat e shkollimit të tij, duke i porositur gjeneratat e reja që t’i përkushtohen sa më shumë leximit të veprave letrare. E mori shembull personal se si lexon çdo ditë nga 100 -150 poezi të poetëve të ndryshëm shqiptarë dhe botërorë. Me këtë rast, ndër të tjera, tha: “Unë në secilin rast unë jam me lexuesin. Ne shkruajnë për ta. Lexuesi ka të drejtë të lexojë dhe të mos lexojë. Ndodh që lexuesi e ndërpret leximin dhe kjo është e drejtë e njohur e tij”. Gjithashtu, poeti Tafa, foli edhe për përkthimin, duke thënë se përkthimi i një poezie të bukur në një gjuhë tjetër, më së miri mund të bëhet nga poetët që merren edhe me përkthime, duke përmendur rastin, kur vetë kishte përkthyer disa poezi të poetit të njohur malazias, Jevrem Bërkoviq. Ndërsa për veprat e tij të përkthyera në shumë gjuhë të botës, evokoi kujtimet më të bukura nga përkthimi i veprës së tij të parë e deri më sot. Më tutje, Tafa foli edhe për dukuri e fenomene letrare, për letërsinë përballë zhvillimeve teknologjike, për përvojën e tij krijuese, por edhe për përvojën e shkrimtarëve të ndryshëm botërorë, se si i kanë shkruar veprat e tyre, pastaj për rëndësinë e promovimit të veprave, për vlerësimin e tyre, duke iu dhënë edhe këshillave poetëve të rinj. Në fund të takimit letrar u zhvillua një bashkëbisedim midis poetit dhe të pranishmeve, ku dominonin pyetjet për procesin e shkrimit, për frymëzimin, motivet, temat, por edhe për vlerën dhe rëndësinë e poezisë në shoqërinë e sotme Ora e shkrimtarit u mbyll me leximin e poezisë “Vdekja e të paqenës”, të cilën këto ditë e kishte shkruar poeti Lulzim Tafa./KultPlus.com
Drejtoria për Kulturë, Rini Dhe Sport – Komuna Pejë
Drejtoria për Kulturë, Rini Dhe Sport – Komuna Pejë JU prezanton fituesin e Çmimit “Lirikë me shi”🌧️,çmim që u nda për herë të parë në Edicionin ë XX-të të Takimeve Letrare Ndërkombëtare “Azem Shkreli” Profesor @Lulzim Tafa Nana sot e ka datëlindjenU bë katër vjeçe.Sa ngadalë u rritkan të vdekurit.Ajo tash atje është fëmijëPrindërit e mbajnë për doreEdhe andej si dikurKëndej.Vrapon pas fluturaveMbledh luleSa shumë i donte Nana LuletEdhe emrin ma la LulGati sa ma la Lule.Nana i ka katër vjetE ende nuk fletSa herë shkoj n’vorre.Sa ran ishmos me u përgjigj Nanakur e thërret.Mundohem me e mësuEdhe njëherë me fol prej fillimiSi ajo mua dikur.Është llastuDhe gjithë ditën rrinë prehen të Nanës s’vetJam idhnu me ty NanëDije.Qysh pse?Kur të vij atje të kallxojNcncncSa shpejt m’harroi
Epoka e Re: Poeti Lulzim Tafa nderohet nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë
Në një ceremoni solemne të organizuar të enjten, poeti i njohur, Lulzim Tafa, është nderuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, për kontributin e dhënë në fushën e letërsisë shqipe. Në praninë e personaliteteve të shumta publike të Kosovës e Shqipërisë, ambasadori i Shqipërisë nëKosovë, Sh.T. Petrit Malaj, i ndau poetit Tafa mirënjohjen, duke çmuar lart veprën dhe kontributin e Tafajt për artin dhe letërsinë shqipe. “Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë shpreh mirënjohjen e thellë për kontributin në fushën e letërsisë, si poet dhe shkrimtar. Vepra juaj e ka pasuruar kulturën dhe artin tonë kombëtar. Anëtarësimi juaj si akademik i jashtëm në Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë është nder i merituar, na forcon lidhjet kulturore dhe shkencore të Republikës sëKosovës dhe asaj të Shqipërisë”, tha ndër të tjera ambasadori Malaj. Ndërsa poeti Lulzim Tafa, duke shprehur falëndërimet e tij theksoi se është thellësisht i nderuar që e merr këtë mirënjohje. “Ndihem shumë i lumtur që jam në mesin tuaj dhe bashkë me ju kam kënaqësinë ta pranoj këtë mirënjohje. Nderime të tilla nuk e bëjnë shkrimtar më të madh apo më të rëndësishëm, por më të sigurt në punën e tij krijuese”, u shpreh Tafa. Për veprën e Lulzim Tafës, fjalët më të mira i thanë edhe personalitete e pjesëmarrës në këtë ceremoni. Ndërsa edhe më madhështore e bëri atë, deklamimi i njërës nga poezitë monumentale të Lulzim Tafës (“Sa shpejt më harroi nana”), nga ambasadori shqiptar, Petrit Malaj. Kujtojmë se poeti Lulzim Tafa është i njohur për poezitë e tij dhe është në mesin e poetëve më të përkthyer shqiptarë, njëherësh laureat i shumë çmimeve ndërkombëtare. Përpos çmimeve, mban shumë tituj nderi në akademi e në universitete botërore. Në gjysmën e dytë të muajit prill të këtij viti, Lulzim Tafa ishte zgjedhur anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Kosovarja: Poeti Lulzim Tafa nderohet nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, për kontributin në letërsi
Në një ceremoni solemne të organizuar të enjten, poeti i njohur, Lulzim Tafa, është nderuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, për kontributin e dhënë në fushën e letërsisë shqipe. Në praninë e personaliteteve të shumta publike të Kosovës e Shqipërisë, ambasadori i Shqipërisë nëKosovë, Sh.T. Petrit Malaj, i ndau poetit Tafa mirënjohjen, duke çmuar lart veprën dhe kontributin e Tafajt për artin dhe letërsinë shqipe. “Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë shpreh mirënjohjen e thellë për kontributin në fushën e letërsisë, si poet dhe shkrimtar. Vepra juaj e ka pasuruar kulturën dhe artin tonë kombëtar. Anëtarësimi juaj si akademik i jashtëm në Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë është nder i merituar, na forcon lidhjet kulturore dhe shkencore të Republikës sëKosovës dhe asaj të Shqipërisë”, tha ndër të tjera ambasadori Malaj. Ndërsa poeti Lulzim Tafa, duke shprehur falëndërimet e tij theksoi se është thellësisht i nderuar që e merr këtë mirënjohje. “Ndihem shumë i lumtur që jam në mesin tuaj dhe bashkë me ju kam kënaqësinë ta pranoj këtë mirënjohje. Nderime të tilla nuk e bëjnë shkrimtar më të madh apo më të rëndësishëm, por më të sigurt në punën e tij krijuese”, u shpreh Tafa. Për veprën e Lulzim Tafës, fjalët më të mira i thanë edhe personalitete e pjesëmarrës në këtë ceremoni. Ndërsa edhe më madhështore e bëri atë, deklamimi i njërës nga poezitë monumentale të Lulzim Tafës (“Sa shpejt më harroi nana”), nga ambasadori shqiptar, Petrit Malaj. Kujtojmë se poeti Lulzim Tafa është i njohur për poezitë e tij dhe është në mesin e poetëve më të përkthyer shqiptarë, njëherësh laureat i shumë çmimeve ndërkombëtare. Përpos çmimeve, mban shumë tituj nderi në akademi e në universitete botërore. Në gjysmën e dytë të muajit prill të këtij viti, Lulzim Tafa ishte zgjedhur anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë./
KultPLus: Poeti Lulzim Tafa nderohet nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, për kontributin në letërsi
Në një ceremoni solemne të organizuar të enjten, poeti i njohur, Lulzim Tafa, është nderuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, për kontributin e dhënë në fushën e letërsisë shqipe. Në praninë e personaliteteve të shumta publike të Kosovës e Shqipërisë, ambasadori i Shqipërisë nëKosovë, Sh.T. Petrit Malaj, i ndau poetit Tafa mirënjohjen, duke çmuar lart veprën dhe kontributin e Tafajt për artin dhe letërsinë shqipe. “Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë shpreh mirënjohjen e thellë për kontributin në fushën e letërsisë, si poet dhe shkrimtar. Vepra juaj e ka pasuruar kulturën dhe artin tonë kombëtar. Anëtarësimi juaj si akademik i jashtëm në Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë është nder i merituar, na forcon lidhjet kulturore dhe shkencore të Republikës sëKosovës dhe asaj të Shqipërisë”, tha ndër të tjera ambasadori Malaj. Ndërsa poeti Lulzim Tafa, duke shprehur falëndërimet e tij theksoi se është thellësisht i nderuar që e merr këtë mirënjohje. “Ndihem shumë i lumtur që jam në mesin tuaj dhe bashkë me ju kam kënaqësinë ta pranoj këtë mirënjohje. Nderime të tilla nuk e bëjnë shkrimtar më të madh apo më të rëndësishëm, por më të sigurt në punën e tij krijuese”, u shpreh Tafa. Për veprën e Lulzim Tafës, fjalët më të mira i thanë edhe personalitete e pjesëmarrës në këtë ceremoni. Ndërsa edhe më madhështore e bëri atë, deklamimi i njërës nga poezitë monumentale të Lulzim Tafës (“Sa shpejt më harroi nana”), nga ambasadori shqiptar, Petrit Malaj. Kujtojmë se poeti Lulzim Tafa është i njohur për poezitë e tij dhe është në mesin e poetëve më të përkthyer shqiptarë, njëherësh laureat i shumë çmimeve ndërkombëtare. Përpos çmimeve, mban shumë tituj nderi në akademi e në universitete botërore. Në gjysmën e dytë të muajit prill të këtij viti, Lulzim Tafa ishte zgjedhur anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë./ KultPlus.com
Klan Kosova: Mirënjohja e veçantë, Ambasada e Shqipërisë e nderon Lulzim Tafën
Ambasada e Shqipërisë e ka nderuar sot poetin kosovar, Lulzim Tafa, me mirënjohje të veçantë. Sipas ambasadorit Petrit Malaj, kjo mirënjohje vjen si nderim për kontributin e tij në Letërsinë dhe Kulturën Shqipe me veprat e tij. Tutje, sipas Malajt, Tafa ka dhënë kontribut në forcimin e lidhjeve mes Kosovës dhe Shqipërisë, edhe përmes pozitës së tij si anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Pas këtij nderimi, akademiku, Tafa u shpreh tejet mirënjohës dhe e çmoi lartë këtë vlerësim Veprat e tij deri më tani janë përkthyer në më shumë se 30 gjuhë të botës.
Lulzim Tafa: Me Miranda Sidran, vajzën e Poetit Abdulah Sidran, njëherit ambasadore e Bosnjës dhe Hercegovinës në Greqi, në përmbyllje të manifestimit letrar “Ditët e Sidranit” në Sarajevë.
KultPlus: Poeti Tafa ftohet në Sarajevë në hapjen e manifestimit kulturor “Ditët e Sidranit”
Poeti Lulzim Tafa është ftuar në Sarajevë në manifestimin kulturor “Ditët e Sidranit”, i cili do të mbahet nga data 30 shtator deri më 5 tetor. Ky festival mbahet në nder të 80-vjetorit të lindjes së shkrimtarit të madh boshnjak, Abdullah Sidran, i cili para pak kohësh iku në amshim. Manifestimi është organizuar nga qyteti i Sarajevës dhe Teatri Kamertal 55, në bashkëpunim me komunitetin shqiptar në Bosnje dhe Hercegovinë. Për disa ditë radhazi do të ketë aktivitete të ngjeshura kulturore dhe artistike, të cilat do t’i kushtohen jetës dhe veprimtarisë së Sidranit. Sipas mediave boshnjake, manifestimi do të përmbyllet më 5 tetor me lexim artistik të poezive të Abdullah Sidranit dhe poetit kosovar Lulzim Tafa./KultPlus.com